E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Forcat siriane po përgatiten për masakër

Shtetet e Bashkuara thanë se ka gjasa që forcat besnike ndaj presidentit të Sirisë, Bashar Al Asad, të jenë duke u përgatitur  për një masakër në Allepo.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se ka raporte të besueshme që flasin për lëvizjën e kolonave të tankeve në drejtim të këtij qyteti, gjë që thuhet se paraqet një përshkallëzim serioz të përpjekjeve qeveritare për të mposhtur rebelët.

Rebelët sirianë në Allepo thuhet se po mbledhin municion dhe se po furnizohen me mjete mjekësore si përgatitje për një sulm eventual.

Aktivistët thanë se, gjatë luftimeve të së enjtës në Allepo, janë vrarë më shumë se 30 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›