E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë dezertimet nga qeveria e Asadit

Një përfaqësuese parlamentare e provincës veriore Allepo tha se ka dezertuar nga regjimi i presidentit të Sirisë, Bashar Al Asad.

Iklas Al Badavi i tha Sky News Arabia se ka dezertuar nga qeveria e Asadit për shkak të represionit dhe torturave të egra ndaj një kombi që kërkon të drejtat minimale.

Al Badavi raportohet të jetë dezertorja e parë e parlamentit të dominuar nga partia Baath e Asadit.

Njoftimi i saj vjen pas lajmeve se po shtohen se trupat qeveritare dhe tanket në Allepo, qytetin më të madh dhe qendrën komerciale të Sirisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›