Opozita siriane tubohet në Stamboll
Nga Express më 21 gusht 2011 në ora 13:00
Udhëheqësit e opozitës siriane janë takuar në Stamboll për të kompletuar udhëheqësinë e vendit, në rast se presidenti Bashar al-Assad largohet nga pozita, pas kryengritjeve për largimin e tij.
Liderë opozitarë janë takuar për të përfshirë si anëtarë të Këshillit disidentët në mërgim dhe aktivistët nga terreni.
Trysni ndërkombëtare mbi Assadin ketë javë është bërë edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saja në Evropë, me ç’rast nga Assadi u kërkua largimi nga pushteti.