E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia dhe Ministria e Mbrojtjes, marredhenie te ngrira

Ndonese kreu i PS-se, Edi Rama, ishte i ftuar diten e djeshme ne tribunen e nderit per te ndjekur paraden ne detyren e tij si kreu i Bashkise se Tiranes, marredheniet e ketij institucioni me Ministrine e Mbrojtjes jane ashpersuar ditet e fundit. Shkak per kete eshte bere edhe heqja nga ana e Bashkise se Tiranes se flamujve dhe banderolave te vendosura me rastin e 95-vjetorit te Ushtrise nga fasada e Pallatit te Operes dhe Baletit. Dy dite me pare, bashkia ka bere edhe heqjen e tyre, me pretendimin se ato cenonin sigurine per pritjen e Kryeministrit italian, Romano Prodi. Por, burime nga Ministria e Mbrojtjes theksojne se keto flamuj dhe banderola nuk jane vendosur ne vendin e tyre as diten e djeshme, dite ne te cilin Kryeministri Prodi nuk ndodhej ne Shqiperi, pasi e perfundoi viziten e tij ne Tirane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›