E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita të japë kontribut për integrimin e vendit

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi

Partia Demokratike i apelon opozitës t’i rikthehet frymës së bashkëpunimit, për reformat dhe kriteret e integrimit evropian. Deputeti demokrat, Luçiano Boçi u shpreh dje se parlamenti ka një mori ligjesh për të miratuar dhe për këtë është i domosdoshëm konsensusi i opozitës shqiptare. Ai ka konsideruar si jetike ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe janë veçanërisht ato që lidhen me përmbushjen e standardeve të Bashkimit Evropian. “Opozita të kontribuojë për integrimin e vendit.
Në parlament janë një shumicë ligjesh të rëndësishme që presin votat e deputetëve”- tha ai. Boçi i është referuar edhe takimit Ruçi-Patozi, për zgjidhjen e ngërçit politik, duke theksuar se grupi parlamentar socialist ka më shumë përgjegjësi historike se Rama.
Lidhur me debatin e fundit Prifti-Rama, Boçi tha se ministri ka bërë një deklarim të sinqertë dhe brenda kuadrit të kërkuar nga ligji.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›