E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita të jetë në Kuvend për reformën zgjedhore

Marrëdhëniet e kushtëzuara të PS me parlamentin - reagon LSI


Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkon opozitës shqiptare të ndalë bojkotin dhe të mos kushtëzojë marrëdhënien e saj me Parlamentin përmes djegies së fletëve të votimit. Nënkryetari i LSI-se Nasip Naço deklaroi dje se opozita duhet të luajë rolin e saj ne kuvend edhe për reformën zgjedhore. “Përfitoj nga rasti për t’i bërë dhe njëherë thirrje opozitës ta lërë bojkotin e kushtëzuar ndaj Parlamentit. Ka dhe rreth një muaj kohë, pushimet e verës, dhe në ditët e para të shtatorit besoj se opozita duhet të bëjë pjesën e vet në parlament, duhet të vijë në parlament. Mjetet e saj në Parlament janë interpelancat me ministra të ndryshëm, mjetet e saj janë mocionet e besimit a të mosbesimit, ndaj kryetares së Kuvendit, ndaj kryeministrit, dhe të marrin pjese realisht me debatet e tyre, debatet të jenë të frytshme dhe t’i shërbejnë gjithë shqiptareve”- u shpreh deputeti i LSI-së, Nasip Naço. Naço thekson faktin se reforma zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe se pjesë e saj duhet të jenë edhe partitë e vogla duke shmangur ekskluzivitetin mes PD dhe PS. Reforma zgjedhore pritet të miratohet gjatë javëve të para të muajit shtator dhe pritet një angazhim korrekt i forcave politike, me përjashtim të Partisë Socialiste, kryetari i së cilës s’ka konfirmuar ende faktin nëse është apo jo i interesuar, për bërjen e kësaj reforme, në një kohë kur zgjedhjet e ardhshme janë thjesht çështje muajsh.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›