E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ekonomia shqiptare i rezistoi me sukses krizës globale, opozita po sulmon me retorikë boshe”

Reagon Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta“Opozita është duke përdorur një retorikë tërësisht jo konstruktive lidhur me situatën ekonomike në vend, në një kohë kur Shqipëria kapërceu me sukses krizën më të egër globale”. Kështu u shpreh dje Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta gjatë një komunikimi për mediat. Meta i bëri thirrje Edi Ramës që të mos përhapë panik me frymë populiste në kushtet e një krize të sajuar dhe të paqenë e njëherazi i kërkoi që të mos u kundërvihet reformave ekonomike dhe sociale. “Dua të shpreh keqardhjen për retorikën tërësisht jo konstruktive nga ana e përfaqësuesve të opozitës, sidomos në lidhje me situatën ekonomike në vend. është vërtetë për të ardhur keq që në momentin kur Shqipëria paraqet një situatë ekonomike nga më të qëndrueshmet, në krahasim me vendet e tjera të rajonit tonë dhe të kontinentit tonë, në momentin kur Shqipëria përmendet gjithnjë e më pozitivisht nga institucionet ndërkombëtare, nga Banka Europiane për Investim dhe Zhvillim dhe institucione të tjera si një vend që jo vetëm i ka qëndruar me shumë sukses krizës globale financiare dhe ekonomike, por dhe ka arritur që jo vetëm të ruaj parametra të qëndrueshëm makro ekonomikë dhe makro fiskal, por njëkohësisht të tërheq gjithë një më shumë investime të huaja direkt, të cilat kanë shënuar një rritje të pandërprerë”, u shpreh Meta. Ai vuri në dukje se situata ekonomike do të vijojë të jetë e qetë dhe se qeveria do të realizojë objektivat e saj për stabilitetin e ekonomik dhe atë social. “Dua të shpreh besimin se jo vetëm që situata ekonomike do të vijojë të jetë e qëndrueshme, jo vetëm që Shqipëria do të vijojë të ketë një rritje ekonomike pozitive, jo vetëm që Shqipëria do të vijoj të ketë një rritje të mëtejshme të investimeve të huaja në vend, por pa asnjë diskutim, qeveria do ti realizojë të gjitha objektivat e saj dhe unë do të ftoja të gjithë përfaqësuesit e opozitës që të mos u kundërvihen reformave ekonomike dhe sociale. Sepse kjo nuk është as në të mirë të tyre, sepse vet procesi i integrimit Europian i kërkon këto reforma. është për të ardhur keq që synohet të përhapet panik, pa asnjë logjikë ekonomike por mbi të gjitha politike dhe qytetare, në një kohë kur ne duhet të inkurajojmë një klimë gjithnjë e më pozitive ndaj biznesit dhe njëkohësisht dhe një sjellje më optimiste edhe për konsumatorët”, deklaroi më tej, Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm. Duke iu referuar situatës politike në vend, kryediplomati shqiptar tha se vendi është një moment shumë të rëndësishëm pasi ka marrë Pyetësorin e Komisionit Evropian. Nisur nga ky aspekt, Meta ftoi edhe njëherë kreun e PS-së, Edi Rama që të përfshihet në këtë proces madhor dhe jetik për të ardhmen e vendit. “Jemi në një moment shumë të rëndësishëm, atë të marrjes së pyetësorit nga Komisioni Europian. Pa asnjë diskutim ky është momenti më i rëndësishëm për të gjithë vendin. Ky nuk është një pyetësor thjesht për qeverinë. Ky është një pyetësor Shqipërinë, sepse procesi i integrimit është një proces që do të vijojë përtej mandatit të çdo qeverie dhe mbi të gjitha është një proces i cili është në interesin e gjithë qytetarëve shqiptarë. Prandaj edhe një herë tjetër gjej rastin që të ftoj lidershipin e Partisë Socialiste dhe forcat e tjera politike opozitare që të përfshihen në këtë proces në mënyrë konstruktive, sepse unë besoj se kanë dhe mundësitë, aftësitë edhe kapacitetet për të kontribuar, për të qenë një vlerë e shtuar dhe e domosdoshme e gjithë këtij procesi. Jam i bindur që qeveria do të dijë që të përfshijë në këtë proces gjithë grupet e interesit; shoqërinë civile, përfaqësuesit e biznesit, universitetet në mënyrë që ky të jetë një aksion vërtet kombëtar, sepse është në interesin e vendit tonë që ky të jetë një proces cilësor dhe njëkohësisht një proces që ta aftësojë Shqipërinë më tej për të qenë një anëtare e denjë, nesër e Bashkimit Europian”, nënvizoi Meta.  Për sa i takon një mundësie për dialog të gjerë pozitë-opozitë Zëvendëskryeministri vuri në dukje se mazhoranca ka pasur vullnet gjithnjë pozitiv dhe me propozime konkrete, por dialogu mund të zhvillohet vetëm në Kuvend....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›