“Shqipëria jashtë krize, falë politikave fiskale dhe reformave të suksesshme të qeverisë”

Shefi i Ekzekutivit fton investitorët e huaj në Shqipëri
“Shqipëria është jashtë krize dhe kjo falë politikave fiskale dhe reformave të suksesshme në fushën ekonomike, të ndërmarra nga qeveria shqiptare”. Kështu u shpreh kryeministri Sali Berisha në takimet e zhvilluara në Kopenhagën, me liderë botërorë, duke bërë një rezyme rreth zhvillimeve në Shqipëri dhe efektet e pandjeshme që përjetoi ekonomia shqiptare gjatë periudhës më të egër të krizës globale financiare. “Me shumë bashkëbisedues, një vend qendror kanë zënë zhvillimet dhe kureshtja për situatën ekonomike të Shqipërisë. Shqipëria jashtë krize. Unë i njoha bashkëbiseduesit e mi me faktin se Shqipëria këtë vit, për 6 muajt e parë, ruan një rritje ekonomike prej 5 për qind, ajo po bën çmos të ketë një deficit buxhetor prej 3.9 për qind, ka pasur një rritje 36 për qind të turizmit, ka pasur një rritje 59 për qind te investimeve te huaja dhe ka pasur një rritje të të ardhurave prej 7 për qind. Të gjitha këto janë të lidhura me politikën fiskale me shkurtimet e mëdha të administratës dhe shpenzime operative dhe investimet e mëdha”, u shpreh kryeministri Berisha.Kreu i qeverisë informoi se, “në këto takime, një nga kërkesat e mia më kryesore ka qene nxitja dhe inkurajimi i investitorëve nga këto vende, nga Norvegjia deri në Qipro, për të ardhur për të investuar në Shqipëri, apel te cilin e bëra edhe në fjalën time, ku thashë se në Shqipëri janë mbi 130 kontrata të firmosura për hidrocentrale dhe mijëra megavat parqe eolike dhe burime të tjera energjetike, te cilat mirëpresin financime nga institucionet financiare”....