Opozita terhiqet serish nga protestat dasma e Edi Rames le ne harrese kutite
Opozita e Bashkua Shqiptare OBSH e cila duket se ka matur forcat keto dite ka kuptuar se askujt ne Shqiperi nuk ia ndjen per protesta. Pas ketij kuptimi te realitetit dje OBSH-ja paralajmeroi terheqjen nga ideja e protestave. Nga dje protestat e paralajmeruara nga Spartak Ngjela zedhenesi nr. 1 i OBSH-se do te jene thjesht dhe vetem nje shprehej proverbiale e cila do te vazhdohet te mbahet mend edhe per disa kohe per ate qe ai zedhenesi nr. 1 pretendoi se padurimi kishte arritur kulmin aq sa deshira pse jo dhe presioni per protesta po shtohej nga poshte. Por ate qe duke nuk kishte kuptuar Spartak Ngjela eshte eventi sipas te cilit dasma e Edi Rames eshte me e rendesishme ngjarje ne historine e OBSH-se shqiptare me e rendesishme edhe se hapja e kutive.
Por duket se kete as Prec Zogaj nuk e ka kuptuar...
Sa cuditerisht aq edhe per te ardhur keq ai Prec Zogaj zedhenesit nr. 2 i OBSH-se paralajmeronte dje se protestat u shtyne deri pas 8 nentorit. Kjo ndryshe do te thote se OBSH-ja ka gjithe kohen e domosdoshme ne dispozicion te pakten deri ne zgjedhjet e qershorit te vitit 2013 ti organizoje keto protesta kur te doje mjafton qe ato te jene pas 8 nentorit pa pasur asnje kuptim apo kushtezim se per ke vit behet fjale. Problemi i vetem ne kete shtyrje protestash te tipit shty te shtyme eshte se OBSH-ja me dasmen e liderit te saj a do te mund te arrije te permbaje presionin nga poshte sipas standardit alla-Spartak Ngjela te cilet nuk po mundin te durojne pa protesta.
Ne kushtet e shterpesise shqetesuese dhe mungeses se alternativave nga ana e OBSH-se tryeza e djeshme nuk ishte asgje me shume se sa konfirmim i qendrimeve me te hershme qe Edi Rama nuk i kishte lene pa shprehur si per tryezen e Reformes Zgjedhore ashtu edhe per protestat. E reja e djeshme e post tryezes se OBSH-se ishte vetem se edhe Prec Zogaj ishte dakord si me shtyrjen e protestave ashtu edhe me mospjesemarrjen e PS-se ne tryezen e Reformes Zgjedhore. Ne fakt kjo nuk ka shume rendesi sepse edhe po te mos ishte dakord i keqperdoruri Prec Zogaj askujt nuk i prishej puna sikurse nuk ju prish puna me Spartak Ngjelen i cili dje normalisht duhet te ishte ne krye te protestave te paralajmeruar vete disa dite me pare si pjese e presionit te paperballueshem nga poshte. Por ai jo vetem nuk e beri kete te dale ne protesta por nuk doli as vete per te lajmeruar shtyrjen e shtyrjes se protestave te paralajmeruara pre atij vete...
Fundi i fundit pse ta bente serish ai kete.
Ne tryezen e OBSH-se sikurse ai hici Spartak Ngjela qe nuk perfaqeson asgje eshte edhe hici tjeter Prec Zogaj i cili edhe ai nuk perfaqeson asgje. Per pasoje cdo ti kushtoje Prec Zogaj qe pas 8 nentorit per deklaraten e djeshme te ndjehet por te mos shfaqet si Spartak Ngjela dje por per deklaratat e tij Spartak Ngjeles te dy javeve me pare.
Per aq kohe sa as Spartak Ngjela as Prec Zogaj nuk perfaqesojne asgje por flasin ne emer te OBSH-se OBSH-ja nga ana e saj i bie te mos paguaje asnje kosto me vone duke i konsideruar deklaratat e detyruara te dy hiceve si deklarata personale ne kufijte e deshperimit.
Me kete gjetje OBSH-ja reale pa hicet eshte ne te drejten e saj qe te testoje poshte se sa te deshiruar jane per protesta duke ndersyer sipas rastit zedhenes-hicet te paralajmerojne data historike si 16 tetori 8 nentori 29 nentori 11 janari 1 maji etj. etj. per fillim protestash te mundshme. Sigurisht pas ketij testimi drejtuesit e partive te OBSH-se kane gati edhe variantin tjeter qe njeri zedhenes-hici pa parti te pergenjeshtroje zedhenes-hicin tjeter edhe ky pa parti dhe e kunderta... mjafton qe zhurma per protesta te vazhdoje... edhe pa pasur protesta...