E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur takon mesuesin turbullohesh per femijerine

21-10-2010 / Nga Theodhori Papajorgji

Bashke me dy miq po rrija ne nje kafene buze liqenit. Si pensioniste shtynim kohen me nga nje kafe kush duke lexuar nje liber kush nje reviste ose duke u fjalosur a duke soditur peizazhin perreth sa here na nderpritej leximi nga perplasja e gureve te dominose mbi syprinen e nje tryeze atypari. Karriget tona ferkoheshin me te pensionisteve te tjere qe komentonin gazeta lajme e thashetheme duke diskutuar te fryre me stilin e me frymen e pasherueshme ushtarake te dy a tri dhjetevjecareve te shkuar. Ne krahun tjeter nje ish-oficer perralliste shoket e tavolines si e kishin fituar Betejen e Waterlose ne Fushen e Ndroqit me kuajt gerdalle dhe me sfurqet dhemberene te kooperatives. Perbri tyre ngjitur me ne gati sa nuk ndiheshin gazrat e Cernobilit ndersa nje politikofil i thekur po i shpjegonte se shoqes analogjine e tymrave te nje furre gelqereje ne Bubq te Fushe-Krujes me shperthimin e centralit berthamor. Edhe me tej nje shurdh i staxhionuar bertiste sikur te ishte ne mbledhjen e organizates-baze duke perjashtuar nje revizionist nga partia... U ndjeva si ne zbor 30-40 vjet te shkuar kur personazhet kryesore ishin armiku diten dhe rrobat e zborit naten.
Ne te vertete nuk kemi aq muze a galeri arti sa ka bota por kemi plot histori e ngjarje qe do te doja ti degjoja per njerez te lavderuar punetore e fisnike. Ashtu do te ndihesha me energjine e rinise cka nuk ma ofron mosha e pensionit. Perkundrazi histori veteranesh me komandante e komisare te improvizuar kur dihet se koha e Luftes i gjeti femije keta veteranet e sotem me peshtirosin e me ligeshtojne. Jo per Luften nje realitet. Per perrallat nje fantazi. Permasat qe ka marre jeta jone sot kane bere te ndryshoje edhe kendveshtrimi yne per te. Gjithsesi ngjarjet e jetuara i shpetojne cdo lloj tejkalimi me zbukurime te panevojshme.

Ne dreken e shtruar ne Vlore per nder te dekorimit te aktorit Gaqi Vishi i toknim gotat me ata qe kishim prane njohur e pa njohur sic ndodh rendom ne kesi rastesh. Nga fundi i drekes dikush me pyeti Cu be Edeni. Cili Eden - e pyeta ne vend qe ti pergjigjesha. Eden Babani ai qe toke goten deri tashti. Kishte hyre ne veture gati per tu nisur. I dola perpara dhe pa mbyllur ende deren iu drejtova me respektin e nxenesit ndaj mesuesit Cilin mban mend nga shkolla e Skeles. Permendi mes te tjereve edhe emrin tim thua se e kishte te ngjitur ne buze. Une jam - i thashe. Zbriti nga vetura dhe u perqafuam te permalluar nga nje ndarje prej me se gjysme shekulli. Per mesuesen e klases se pare dhe per mesuesin kujdestar te klases se shtate qe te dy te shkolles se Skeles - si te thuash fillimi e mbarimi i ciklit femijeror - kam ruajtur gjithnje kujtime te paharruara. Ishte nje kohe ku plekseshin ne nje varferia deshira per dije e rrugaceria. A mund te harrohen zenkat kemishet e cjerra hundet e gjakosura dhe pastaj perqafimet per te nisur gjithcka nga e para Per shume nxenes te asaj kohe vitet 50 te shekullit te kaluar canta nuk njihej. Shoku i ngjante shokut si njera gjysme tjetres. Nen sqetull nje top lecke. Kembet zbathur. Njera dore mbante librat tjetra kruante hundet. Gjysma e gishtave pa thonj. Te gjithe thatanike e verdhacuke si gorrica Kanine ndersa veshja si e Faxhinit... Pellemba surratit dhe pickimi i zhapes se barkut nga mesuesit ishin menyra edukimi te rendomta. Veshet e femijeve skelare ishin me te gjate se te vlonjateve sepse shume nga mesuesit tane ne balle me drejtorin na i perdridhnin thua se kepusnin xinxife... Ata ishin thuajse te gjithe te vjeter e me tabiate. Mesuesi i gjeografise nuk e hiqte peshqirin nga gjoksi ai i letersise - i rrepte dhe i frikshem - na e nderronte radhen e ushqimeve qe te merrte vete i pari mesuesi i punes praktike i kerkonte Memishaut mana nga te Riza Qerosit...
Ardhja e Edenit 18-vjecar si mesues i matematikes ne klasat e shtata beri buje. U ndiem te rinj me te si thote Prevet nje pellumb solli nje fare luledielli ne qeli doli dielli. Shikimi shkathtesia e dinamika e moshes e gjalleruan mjaft mjedisin tone. Varcare la soglia ndash po kapercenim pragun. Edeni na dha te kuptojme ceshte shkolla. Kater vjet me i rritur se ne dhe cfare pergatitje Te mesoje prej tij e quanim privilegj. Kreko i veshur i paster e i krehur djale i doktor Fiqretit Babanit Drejtor it te Qendres Sanitare... Ishte modeli i fantazise sone. Shpesh skuqej kur fliste me teper nga capkenlleqet tona ku dihej se skelaret qene shume mire te stervitur ne ato pune. Ai rrinte me ne sepse e afronte mosha. Jasini dhe Sherafi shoket e mi te klases ishin moshatare me te. Ne oret e tij te mesimit ndiheshim te lirshem sepse ai i bindej nevojes per te shpjeguar e per tu sjelle ashtu sic e kerkonte mosha jone. Edeni kishte aftesine mahnitese te pershtatjes me nxenesit capkene cka nuk ndodhte me mesuesit e tjere. Pas shkolle here me Edenin e me mesuesin e edukimit fizik Minalla Kostandinin here pa ta i suleshim detit qe na joshte si te ishte mesuesi yne i shkolles se mbremjes. Kishim detyra te tjera ndaj tij do te kridheshim ne uje vere e dimer do te zinim peshk do te rripnim koret e bukes... Mengjesi na zinte ne radhe per te shkarkuar buken rifuxhio nga makina ne dyqan. Po te kishim ndonje xhep te pashpuar ai fryhej me copera buke. Ne te kundert coperat e bukes binin poshte kemishes drejt e ne mish. Kur shohim sot te burgosurit ne filmat western na duket sikur ne jemi protagonistet e tyre. Shume prej nesh ishin mjeshter per te zene peshk me bicaqe dhunti e trasheguar me te cilen luftonim deri diku edhe varferine. Te shtunen dhe te henen klasa vinte ere gaforre prej letrave ku mbanim krimbat e peshkimit. Dritaret duheshin mbajtur hapur per ajrim. Nje dite ne oren e historise futi kryet te na pershendeste kali i Myrtes qe kulloste aty prane. Plasi gezimi e qeshura dhe rremuja. - O gezim ki mendjen e fol ngadale te mos zgjohet dhimbja - Nuk vonoi minuta mesuesi ia nisi me pickimet e me shuplakat e tij me nam qe shtoheshin a pakesoheshin sipas shkalles se fajit. I prekur u dha ne dere mesuesi yne kujdestar Edeni i cili nuk mund te pajtohej me pedagogjine e Haxhi Dajakut.
...Na prune ne klase nje nxenes te shkelqyer me nje deftese te sajuar gjithe pesa. Edeni e ngriti ne mesim dhe e vleresoi me noten minus me pak se kater per kuraje si nxenes i ri. Falsifikatorit u shti epileptik dhe u shtri pertoke duke nxjerre jarge nga goja. Bugiardo perfetto a 13 anni Genjeshtar i persosur 13-vjecar Bobo cbera ndash u prek Edeni gati i perlotur. Meqe cezme skishim Mustafai i Tanes i hodhi nje legen me uje deti dhe e solli ne vete epileptikun. Nga Tragjasi erdhi nje nxenes shume i mire por me njolla ne biografi . Edeni e vleresonte nder me te miret e klases. Megjithate shoku yne nuk u ul me ne ne klasat e gjimnazit. E kishin kthyer ne fshat... ne klasen e gjashte

Nje pasdite pas rinjohjes Edeni me mori ne telefon dhe me ftoi per nje kafe Te Fadili. Zbrita shkallet dhe ne kafene shoh mesuesin. Cne ketu - i thashe. - Ku ma di shtepine Mu pergjigj Edhe une ketu prane e kam apartamenti te pallati perballe.
55 metra afer njeri-tjetrit dhe mese 55 vjet pa u pare. Po deshet mos e besoni
Shoket me paten thene se Edeni ka botuar disa romane e vellime me tregime. Po matematika - e pyeta. Vuri buzen ne gaz dhe tha i kenaqur Dikur iu pershtata kohes nevojave per te mbijetuar per te mbajtur familjen. Se fundi ajo punoi per mua. Shpresoj te punoje edhe ne te ardhmen.... Edeni nuk qahet nga e kaluara. Si gjithe te tjeret thote. Megjithate gezimi me i madh i jetes se tij eshte qe nuk e perjashtuan nga... Partia Ne Vlore ne Narte ne Dhemblan te Tepelenes ne Kavaje ne Helmes ne Kryezi pa qene anetar partie perkundrazi me njolla ne biografi punoi me perkushtim per edukimin e qindra e qindra nxenesve te shkollave shtatevjecare e te mesme.

Klasa e shtate A e shkolles se Skeles njihet per emrat e atyre qe figurojne ne regjistrat e saj. Nga ajo klase kane dale pese profesore-doktore disa inxhiniere dhe ekonomiste punetore e zejtare dy pijanece te thekur nje lypese dhe nje intelektual qe i ka mbetur ora ne fshat qysh me 1954. E dini cme tha nje dite ky ndersa hyri ne banjen e apartamentit tim Sa me ben mua nje e pshurrur ne rreze te prrallit nuk vlen kjo banja jote.... Cti besh Ka edhe keshtu thote Edeni... Dy pijanecet kane vdekur. Njeri ia mesoi pijen tjetrit dhe sic ndodh kur i verbri prin te verbrin te dy rane ne grope. Lypesja jeton. Ndodhet ne Tirane dhe e shoh shpesh ndersa rremon kazanet e plehrave. Eumlshte kerrusur e shtremberuar aq sa as vete nuk e di sesi e njoha. I dhashe nje mbremje nje monedhe. Per fat nuk mi shtiu syte. E mori monedhen dhe e hodhi ne thesin e zi plastik mbushur me lloj-lloj plehrash sikur donte te thoshte Ci duhet floriri nje te urituri ne shkretetire

E kam vleresuar ciltas njeriun e vuajtur i cili u ka mbijetuar valeve te luftes se klasave qe u be me perdhune moto e jetes sone. Keshtu edhe Edenin. Mblidhemi shpesh si njehere e nje kohe me shoke te klases. Jemi tjeter moshe tashme me tjeter pervoje me dije te tjera me te tjera kerkesa. Mes nesh sic thashe ka edhe me tituj a prej atyre qe kane studiuar jashte shtetit. Por ja qe ne krye te tryezes mbajme gjithmone profesorin e klases se shtate Edenin. Nje vale miresie ia vezullon fytyren ne driten e buzembremjes. Floket e tij te rralle e te bardhe bore rrezatojne fisnikeri e qyteterim...

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›