Opozita thyen bojkotin, nis regjistrimi ne KQZ
08/03/2011 Regjistrohen dy partitë parlamentare të mazhorancës, LSI e PDIU
Demokristianët e Ndokës futen në zgjedhje, sot pritet PS dhe PBDNJ
Në mbledhjen e djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar edhe 13 parti të tjera për zgjedhjet e 8 majit, duke e çuar në 37 numrin e partive që pritet të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 8 majit. Në regjistrimin e djeshëm bie në sy regjistrimi i njërës nga partitë aleate të Opozitës së Bashkuar, që është Partia Demokristiane. Në një dalje publike të pak ditëve më parë vetë kreu i PDK-së, Nard Ndoka, paralajmëroi regjistrimin e partisë së tij në garën për pushtetin vendor, duke thënë se “një fakt i tillë i bën më të fortë përballë demokratëve në zgjedhje për shkak të njohjes së strategjisë”. Por nga ana tjetër ata janë të qartë kur i kërkojnë PS-së të mbajnë ato zona ku aktualisht kanë përfaqësues jo vetëm në bashki dhe komuna, por dhe në këshilltarë bashkiake, zona të cilat PS-ja edhe mund të mos jetë shumë potenciale për të garuar bindshëm. Kalimi i aleateve të dikurshëm të Berishës drejt Partisë Socialiste, sipas Ndokës, përkthehet në më shumë vota kundër PD-së, duke përfshirë këtu edhe parti të vogla, të cilat i janë shkëputur LSI-së dhe tashmë janë pjesë e Opozitës së Bashkuar. Në zgjedhjet vendore të vitit 2007 PDK-ja e Ndokës mori 58 mijë vota, të cilat, po të llogariten në total, do të thotë se ka dalë fituese në 22 komuna dhe 320 këshilltarë bashkiakë. Gjithashtu në mbledhjen e djeshme u regjistruan për të marrë pjesë në zgjedhjet e 8 majit edhe dy partitë parlamentare të mazhorancës - LSI-ja dhe PDIU-ja.
Heshtja e opozitës
Kreu i KQZ-s, Arben Ristani, në mbledhjen e së premtes u bëri thirrje partive parlamentare opozitare, PS-së dhe PBDNJ-së, që të zbatojnë afatet e përcaktuara, ndryshe do të përballen me pasojat ligjore. Në bazë të Kodit, afati i regjistrimit të forcave politike është 60 ditë nga data e zgjedhjeve, që është pra sot më 8 mars. Nga ana tjetër, PS-ja dhe PBDNJ-ja nuk do të marrin pjesë në çështjet teknike të administrimit të zgjedhjeve, pasi këto dy parti nuk kanë dorëzuar komisionerët për komisionet e nivelit të dytë, KZAZ-të, të cilat KQZ-ja i plotësoi të dielën me anëtarë jashtë politikës dhe njoftoi ngritjen e KZAZ-ve në të gjithë vendin.
Partitë e regjistruara dje në KQZ
Partia Aleanca Maqedonase për Integrim
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim
Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë
Partia Ardhmëria për Shqiptare
Partia Reformatore Demokratike të Shqipërisë
Partia Aleanca Demokratike
Partia Pajtimi Kombëtar Shqiptar
Partia Demokratike për Integrim dhe Prosperitet
Partia Socialiste e Moderuar
Partia Demokristiane e Shqipërisë
Partia Demokracia e Re Europiane
Regjistrimi për garën elektorale të 8 majit
PS dhe aleatët marrin vendim në afatet e fundit
Kodi Zgjedhor përcakton datën 8 mars si afatin e fundit të regjistrimit të forcave politike që do të jenë pjesë e garës elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ndërkohë pranë këtij institucioni deri dje nuk është depozituar asnjë kërkesë për një pjesëmarrje të tillë nga partia më e madhe opozitare, konkretisht nga Partia Socialiste. Megjithatë, burime pranë selisë rozë bënë me dije se pritet që të jetë pikërisht dita e sotme, e cila përkon dhe me afatin e fundit që dikton Kodi Zgjedhor, që PS-ja të kërkojë nga KQZ-ja regjistrimin e saj si garuese në zgjedhjet lokale. Kështu, edhe pse jo zyrtarisht, përfaqësuesit socialistë konfirmojnë se PS-ja do të regjistrohet ditën e sotme, duke qenë në këtë mënyrë konform afateve ligjore. Referuar asaj çfarë dikton ligji elektoral, regjistrimi i forcave politike duhet të bëhet brenda 60 ditëve nga data e zgjedhjeve. Ndërkohë, nëse Partia Socialiste do të vendosë që të regjistrohet pranë institucionit qendror të zgjedhjeve, një hap i tillë pritet të ndiqet dhe nga partitë e tjera të majta, tashmë të renditura përkrah kësaj partie. Në këtë mënyrë, pritet që për një çështje të tillë PS-ja të respektojë afatet, edhe pse momentalisht lidershipi socialist shfaqet pesimist lidhur me kushtet në të cilat do të zhvillohen zgjedhjet vendore të 8 majit.
Reagimi i Ballës
“Kurrë më nuk e votojnë shqiptarët Saliun”
Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla reagoi dje lidhur me deklaratat e kryeministrit Sali Berisha. Gjatë një prononcimi për shtyp Balla deklaroi: “Të jetë e qartë për çdo shqiptar e shqiptare se Sali Berisha vodhi zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë. Dhe më 21 janar vrau 4 qytetarë të pafajshëm për të vazhduar të vjedhë. Pushteti i Saliut nuk mund të luftojë korrupsionin, pasi qeveria e Saliut është një qeveri e krimbur kokë e këmbë prej korrupsionit.” Madje, po në këtë linjë, Balla shtoi se “Sali Berisha nuk është më kryeministri i shqiptarëve, por kryeministri i Ilirit, që vjedh me bllok në dorë; i Lulit, që vret me pushkët e Gardës së Republikës; i Majlindës, që është e lidhur me mafien italiane; i Imamit dhe Rulit, që po privatizojnë në mënyrën më korruptive plot 1280 prona publike.” Sipas tij, kryeministri Berisha nuk mund të flasë më për projekte që shmangin përmbytjet në Shkodër, pasi është vetëm faji i tij që Veriu i vendit përmbytet nga 5 herë në vit, çdo vit rresht. “Saliu nuk mund të flasë më për rritje rrogash e pensionesh, pasi është vetëm faji i Saliut që sot në Shqipëri ka plot 1 milion të papunë, ndërkohë që varfëria ka prekur çdo familje shqiptare. Kurrë më nuk e besojnë shqiptarët Saliun. Kurrë më nuk e votojnë shqiptarët Saliun”, - u shpreh Balla.
8 Marsi
Gratë socialiste në shesh kundër “Berishës”
Deputetet e Partisë Socialiste do të jenë sot në sheshin përpara godinës së Kryeministrisë për të protestuar kundër qeverisë “Berisha”. Kështu, në thirrjen e tyre drejtuar kryeministrit Berisha për të lënë pushtetin dhe për tu hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme, ligjvënëset socialiste kanë kërkuar edhe mbështetjen e të gjitha grave shqiptare. Për këtë arsye, pritet që në këtë shesh sot të bashkohen gra nga të gjitha qytetet. Në këtë mënyrë, të ndara sipas zonave përkatëse, deputetet e PS-së së bashku me gratë që i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për të qenë pjesë e kësaj proteste, pritet që të bashkohen në orën 11:00 përpara godinës së Kryeministrisë. Gjatë qëndrimit në këtë shesh veç pankartave nuk do të mungojnë fjalimet kundër qeverisjes aktuale. Ndërkohë deputetja e PS-së Ledi Shamku lëshoi një apel për të gjitha gratë që ti bashkohen protestës së PS-së. Por, referuar deklaratës së kryeministrit Berisha në Ditën e Mësuesit, ajo akuzoi se “Sali Berisha nuk e ka harruar zakonin e vjetër, pasi njësoj si Enver Hoxha qëmoti vazhdon të abuzojë me nxënës, studentë e arsimtarë, herë duke i detyruar ata të mbushin sallat e sheshet e mitingjeve të partisë-pushtet e herë duke abuzuar edhe me ditën e festës së arsimtarëve”.
Zgjedhjet e 8 majit
PS përjashton nga gara krerët e rretheve
Lidershipi socialist ka shpërndarë një udhëzim për të gjitha strukturat e saj vendore për të sqaruar lidhur me garimin në zgjedhjet lokale të 8 majit. Kështu, nisur nga disa pretendime të drejtuesve vendorë, konkretisht disa krerëve të rretheve për të qenë pjesë e një konkurrimi të tillë, kupola rozë ka preferuar që tu ritheksojë këtyre pretendentëve rregullat e përcaktuara nga statuti i Partisë Socialiste. Statuti i PS-së në nenin 19, pika 12 përcakton qartë se “posti i kryetarit të partisë të rrethit është i papajtueshëm me postin e deputetit dhe të të zgjedhurve vendorë”. Në këtë mënyrë, asnjë nga krerët e rretheve nuk mund të jetë kandidat për drejtues bashkie apo komune. Për këtë arsye, nisur nga zhurma e bërë kohët e fundit në bazën socialiste, ku disa prej tyre kanë shfaqur kërkesa të tilla, lidershipi socialist vendosi që përmes këtij udhëzimi të mbyllë në mënyrë përfundimtare ngritjen e pretendimeve të tilla. Ndërkohë prej ditësh nga ana e tij lidershipi socialist ka vijuar takimet me deputetët socialistëve sipas qarqeve përkatëse për tu njohur me ecurinë e procesit për përzgjedhjen e kandidaturave për kandidatë në zgjedhjet lokale të 8 majit. Pritet që të bëhet zyrtare lista e kandidatëve të saj.