E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wolfarth: 3 vjet nga Gërdeci, ende s?ka drejtësi

Ndërkombëtaret i bëjnë thirrje organeve te drejtësisë, te hetojnë e ndëshkojnë autoret e tragjedisë se Gërdecit, qe para tre vjetësh mori 26 jete njerëzish. Pas konstatimit te KLD, për zvarritjen e procesit, edhe trupi i diplomatik i akredituar ne Shqipëri thekson te njëjtin alarm. Kreu i prezencës se OSBE Volfarth nga Mjekësi i Elbasanit ku u inaugurua linja e katërt e asgjësimit te municioneve, vërejti se për tragjedinë e shkaktuar nga dora e njeriut, jo vetëm nuk është dhënë vendim, por procesi gjyqësor po zvarritet jashtë limiteve. ?Në kontrast të plotë me procesin e suksesshëm të asgjësimit të municioneve, trajtimi i incidentit të Gërdecit nga gjyqësori nuk ka pasur të njëjtin progres, ashtu siç do të kishim dashur të shihnim të gjithë. Tani që po afron përvjetori i tretë i kësaj tragjedie të shkaktuar nga dora e njeriut, publiku shqiptar ende nuk sheh të jetë bërë drejtësi. Procesi po zvarritet tepër gjatë dhe kjo jo vetëm në sytë e të prekurve direkt. Lejomëni të shfrytëzoj këtë mundësi t?ju kujtoj të gjithë atyre të përfshirë në sistemin gjyqësor për përgjegjësinë e veçantë, si dhe t?u bëj apel ndërgjegjes së tyre që të bëjnë gjithçka që duhet, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend, në mënyrë të prekshme, u shpreh Eugen Wollfarth, Ambasador i OSBE-së ne Tirane. Te njëjtin mendim për procesin e Gërdecit ndanë edhe ambasadorja gjermane Müller-Holtkemper, si dhe diplomati i Uashingtonit Arvizu. Me 15 mars te vitit 2008 nga shpërthimi i fuqishëm ne Gërdec, gjeten vdekjen 26 persona dhe u plagosen 300 te tjerë. Por njeri pas tjetrit 29 te pandehurit, përfshirë edhe administratorin e ?Alba-Demil?, Mihal Delijorgji, si dhe ish-kreu i MEICO-s, Ylli Pinari lanë çelite dhe po gjykohen ne gjendje te lire.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›