E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë socialiste ne proteste

Deputetet socialiste si dhe qindra gra dhe nëna kanë zgjedhur që ne 8 mars, jo te festojnë, por të protestojnë para kryeministrisë kundër mënyrës se si sipas tyre, po keqqeveriset vendi nga Berisha. Me pankarta ku shkruhej ?Jo korrupsionit, varfërisë dhe talljes nga ana e qeverise?, për 60 minuta, protestueset kane bërë përgjegjës kryeministrin për përkeqësimin e jetesës. Në protestë është kërkuar dhe zbardhja e vrasjeve të 21 Janarit dhe ndëshkimi i fajtoreve për tragjedinë e Gërdecit. Nena dhe fëmijë të familjarëve të viktimave kanë krijuar emocion edhe në radhët e efektivave femra të policisë, të cilat nuk i kane fshehur lotët, teksa për këta të vrarë është kërkuar drejtësi. Opozita ka paralajmëruar protestën e radhës në 15 Mars, kur përkujtohet dhe 3-vjetori i shpërthimit tragjik te Gërdecit, qe shkaktoi 26 te vrare e mbi 300 te plagosur.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›