Tiranë, një cantë e dyshimtë vë në alarm policinë
TIRANË- Një patrullë policie ka vërejtur një cantë të dyshimtë pranë rrugës Myslym Shyri në Tiranë. Menjëherë është dyshuar se në të mund të ketë bombë dhe është njoftuar policia. Canta është parë fillimisht rreth orës 19:00.
Vendndodhja e cantës është pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa mësohet se bëhet fjalë për një cantë femrash, me ngjyrë të bardhë. Canta qëndroi aty prej më shumë se një orë, ndërsa fillimisht policia rrethoi zonën duke mos lejuar asnjë person ti kalojë pranë.
Pas kontrollit të ekspertëve antieksplozivë që e kanë hapur cantën, u vërtetua se alarmi për bombë ishte i rremë. Sipas policisë bëhej fjalë për një cantë që mund të jetë harruar aty nga ndonjë femër. Pasi sipas policisë në cantë kishte sende personale të një femre.
(m.a/BalkanWeb)