E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsumimi i matur i alkoolit ul rrezikun e diabetit

UASHINGTON - Personat e moshuar, të cilët konsumojnë një deri në dy doza alkool në ditë kanë më pak gjasa për të zhvilluar diabetin e llojit dy, krahasuar me personat të cilët nuk konsumojnë aspak alkool.

Të dhënat e mbledhura nga 35 000 persona të hulumtuar nga mosha 20-70 vjeç, u botuan në revistën ''American Journal of Clinical Nutrition''.
Hulumtuesit e Universitetit Wageningen i kanë vëzhguar të eksperimentuarit për 10 vjet dhe kanë vërtetuar se konsumimi i matur i alkoolit lidhet me 45 për qind gjasa më të pakta për t’u prekur nga diabeti i llojit dy.

Ndikimi pozitiv i sasive të pakta të alkoolit të konsumuar ka qenë më i shprehur te personat të cilët nuk kanë pirë duhan, pastaj te ata të cilët ushqimin e shëndetshëm e kanë kombinuar me aktivitet fizik.
(e.n/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›