E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opsioni Sabri

Lidhja Demokratike, sipas të gjitha gjasave, do të garojë me Sabri Hamitin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Aty, ai gëzon përkrahje. Ndryshe qëndron puna me Veton Surroin. Nënkryetari Haki Rugova shprehet se ish-Kryetari i Partisë ORA s’ka asnjë shans të jetë kandidat i LDK’së për president të Republikës.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës kanë filluar të përmenden emrat e kandidatëve të mundshëm për të garuar nën petkun e kësaj partie për president të Republikës shumë më herët sesa në subjektet e tjera.

Partia e Isa Mustafës tradicionalisht ka mbajtur postin e Presidentit të Kosovës, e kjo duket të jetë një shtysë e madhe për njerëzit e kësaj partie që sërish të tentojnë të kthehen në zyrën që aktualisht mbahet nga Atifete Jahjaga.

Burime të gazetës Express thonë se, jozyrtarisht, anëtarët e Kryesisë së kësaj partie po lobojnë që Sabri Hamiti të jetë kandidat i LDK’së për president në zgjedhjet presidenciale që mendohet të mbahen vitin e ardhshëm.

“Z. Hamiti është i vetmi emër që aktualisht përmendet nga udhëheqësit e LDK’së”, ka thënë për Express një zyrtar i lartë i LDK’së.

Ai ka përjashtuar çdo mundësi që i nominuari i LDK’së për këtë post të jetë publicisti Veton Surroi, pavarësisht se emri i tij preferohet nga njerëz të ish-Partisë Reformiste Ora, të cilët janë akomoduar mirë pranë Isa Mustafës.

“Ky është një grup i vogël, gati i papërfillshëm”, ka sqaruar zyrtari i LDK’së që foli në kushte anonimiteti për Express.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›