Hajgaret e Ramizit

Rivaliteti në mes të Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit po manifestohet në mënyra të ndryshme.
Protagonistë të zhvillimeve të fundit në raportet mes dy subjekteve PDK –Vetëvendosje janë dy njerëz me poste më të ulëta në hierarkinë e dy subjekteve politike.
Ata janë Afrim Hoti i Vetëvendosjes dhe Ramiz Lladrovci i PDK’së.
Deputeti Hoti ka deklaruar të dielën se Lladrovci i ka bërë ofertë atij për të kaluar në PDK.
“Konkrete, e fundit ka qenë nga Ramiz Lladrovci. S`ka dhënë pozita, por ka thënë për të biseduar dhe unë nuk e kam pranuar vazhdimin e bisedës”, ka thënë Hoti, të dielën, në një konferencë për media.
Këto pohime të tij janë hedhur poshtë nga deputeti Lladrovci, duke thënë se krejt çka ka biseduar me Hotin, ka qenë shaka dhe jo diçka serioze.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...