E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolic: Mos manipuloni me Kosovën

Milan Nikolic, drejtor i Qendrës për Studim të Alternativave, ka deklaruar se secili që ka pak mend, mund të thotë se elita e re demokratike nuk ka forcë të luftojë për Kosovën, sepse thjesht është e humbur.

Po të kishin mend, politikanët do të thoshin se ajo është humbur në kohën e Milosevicit.

Nikolic i ka akuzuar politikanët serbë se pse nuk kanë guxim ta thonë të vërtetën dhe se për interesat e mbijetesës në pushtet, manipulojnë me iluzionet për gjoja luftën për Kosovën.

“Në anketa, 60-70 për qind e qytetarëve thonë se Kosova është e humbur dhe se ky është realiteti. Në vend se politikanët e elitës së re demokratike të mësojnë t’i lexojnë ato anketa, ata gjuhen në një punë koti. Më mirë është që popullit t’i thuhet ajo që dihet, sepse nuk kalojnë lehtë manipulimet nga televizori se si ata kinse po luftojnë për Kosovën”, ka thënë ai.

Nikolic ka shtuar se në vend të luftës së kotë për Kosovën, elita politike duhet ta nisë luftën kundër kriminelëve të vet, kundër politikanëve dhe magnatëve serbë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›