E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ora: Qeveria të marrë masa për krizën

Prishtinë -Partia Reformiste Ora deklaroi sot në Prishtinë, se qeveria e Kosovës, duhet të marrë masa për krizën ekonomike globale. “Qeveria e Kosovës duhet të merret më shumë me pasojat e krizës globale ekonomike, që me të madhe janë duke e ndier edhe në Kosovë” tha sot nënkryetari i partisë reformiste ORA, Besnik Krajku.

Kjo parti ka kritikuar qeverisë për mënyrën e menaxhimit të mjeteve të Trustit të Kursimeve Pensionale dhe atyre nga shitja e ndërmarrjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›