E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel : Pres veprime konkrete nga G20

Berlin -Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi në një intervistë për gazetën "Financial Times",, theksoi se priste rezultate pozitive nga takimi i G20-s që do të zhvillohet javën e ardhshme në Londër. Ajo tha më tej se liderët botërorë nuk do të jenë në gjendje të zgjidhin të gjitha problemet ekonomike që ka bota sot vetëm përmes një takimi. "Po flasim për ndërtimin e një arkitekturë të re të tregut financiar botëror dhe mendoj se nuk do të jemi në gjendje ta arrijmë këtë vetëm përmes takimit të Londrës", u shpreh Merkel për gazetën "Financial Times".

"Natyrisht që as krizën ekonomike nuk do të mund ta zgjidhim vetëm përmes këtij takimi, po ashtu edhe çështja e tregëtisë nuk do të mund të marrë një zgjidhje përfundimtare në këtë samit dhe jam e bindur që do të duhen takime të tjera", theksoi kancelarja gjermane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›