E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indonezi, shkon në 77 nr i të vdekurve nga çarja e digës

Xhakarta -Ka arritur në 77 persona numri i të vdekurve, nga çarja e një dite në një lagje të kryeqytetit indonezian, ndërkohë që autoritetet vazhdojnë operacionet për gjetjen e rreth 100 personave të tjerë, të cilët rezultojnë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara, deklaruan sot burime zyrtare. Dhjetëra vullnetarë u bashkuan me ekipet e kërkim-shpëtimit të cilët vazhdojnë operacionet e kërkimit nëpër rrënoja dhe në zonën përreth, pas çarjes së digës Situ Gintung.

"Bilanci i viktimave mund të rritet pasi autoritetet janë të fokusuar në gjetjen e personave të zhdukur", deklaroi zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Katastrofat Natyrore, Priyadi Kardono. "Çarja e digës shkaktoi shembjen e rreth 300 shtëpive dhe pothuajse 200 banesa të tjera janë të përmbytura", shtoi Kardono.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›