E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO zmbraps sulmin e piratëve somalezë

Aden -Piratët somalezë kanë sulmuar sot një anije transporti 26,000- tonëshe në Gjirin e Adenit, midis Jemenit dhe Somalisë, por u zmbrapsën nga vetë ekuipazhi i anijes, njoftoi një oficer i stafit të aleancës së NATO-s. Sipas zyrtarëve të NATO-s, në bordin e një anijeje luftarake portugeze për mbrojtjen e linjave detare nga piratët, thanë se një granatë e pashpërthyer goditi kabinën e komandantit të anijes gjatë sulmit të piratëve, të cilët hapën zjarr edhe me armë të tjera.

Piratët u larguan pasi marinarët i sulmuan duke përdorur pajisjet për lëshimin e ujit me presion, tha oficeri i NATO-s, Stephan Gresmak."Ata duket se kishin menduar që anija do të ishte një objektiv më i lehtë", u shpreh ai për një gazetar të agjencisë Reuters në bordin e anijes portugeze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›