Krijimi i Palestinës, mblidhen 6 ministra arabë
Aman -Gjashtë ministra arabë të Punëve të Jashtme filluan sot në Aman një mbledhje që synon "konfirmimin e vullnetit të paqes" mbi bazën e dy shteteve, atij palestinez dhe izraelit, tha për AFP-në ministri i Jashtëm jordanez, Naser Jawdeh. Shefat e diplomacisë së Arabisë Saudite, Egjiptit, Katarit, Libanit, territoreve palestineze dhe të Jordanisë, si dhe sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, do të priten më tej në audiencë nga mbreti Abdallah II i Jordanisë. Ministri i Jashtëm i Sirisë nuk merr pjesë për "shkak të një vizite jashtë vendit", theksoi Jawdeh.
"Kjo mbledhje konsultative është plotësuese e asaj të mbajtur nga gjashtë ministrat si dhe shefi i diplomacisë siriane, në Doha, në kuadrin e samitit arab" në fund të marsit, shtoi Jawdeh. Do të konfirmojmë vullnetin e botës arabe për planin e paqes, me opsionin e paqes dhe të zgjidhjes me dy shtete, atë palestinez dhe izraelit", shtoi ai.
Mbreti i Jordanisë Abdallah II do të trajtojë gjatë vizitës së ardhshme në Shtetet e Bashkuara, data e të cilës nuk është përcaktuar ende, "nevojën për ta detyruar Izraelin të rishikojë dhe të pranojë opsionin e paqes së drejtë", njoftoi ai.