E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ora e Debatit" në gazetat e ditës, shtypi i shkruar boton intervistën e presidentit Topi

Emisioni "Ora e Debatit" dhe deklaratat e kreut të shtetit Bamir Topi përballë gazetarit Alfred Peza janë shndërruar në një prej lajmeve kryesore që ka përcjellë shtypi shqiptar.
Gazeta "Panorama" ka përzgjedhur qendrimin e presidentit Topi për KLD-në për të hapur faqen e parë.
"Beteja për KLD, Topi kundër Topallit" është titulli kryesor i gazetës "Panorama".
Gazeta "Shekulli" ka vendosur në faqen e parë pikërisht deklaratën e presidentit Topi për KLD-në.
"Debati për KLD , Topi kundër topallit" është titulli i gazetës "Shekulli" ku janë përfshirë deklaratat kryesore të presidentit nëe emisionin "Ora e Debatit".
Gazeta "Korrieri" ka vendosur në faqen e parë deklaraten e Topit për bojktotin e opozitës. "Topi: Bojkoti i PS nuk e pengon liberalizimin e vizave", është titulli i gazetës "Korrieri".
Gazeta "Koha Jonë" i është referuar deklaratave të presidentit për krizën politike në vend.

Titulli i perzgjedhur nga gazeta "Koha Jonë" është "Topi: Gati të negocioj mes PD dhe PS për zgjidhjen e krizës".
Gazeta "Shqip" i është referuar sërish qendrimit të kreut të shtetit për krizën politike në vend. "Negocioj krizën nëse ma kërkojnë", është titulli i vendosur nga gazeta "Shqip" në shkrimin që i referohet deklaratave të presidentit në emisionin "Ora e Debatit".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›