Itali, shqiptarët arrestohen për trafik droge

Policia italiane ka arrestuar 12 persona mes të cilëve edhe shqiptarë, të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike, ndërkohë, që janë shpallur në kërkim edhe 11 persona të tjerë në vende të ndryshme të Evropës.
Operacioni i koduar "Burgu" u organizua në disa qytete italiane, si në Romë, Bergamo, Pistoia, Firenze, Modena e Bologna. Për arrestimin e italianëve, shqiptarëve dhe maqedonasve, i angazhuar rreth 60 agjentë të policisë së Torontos.
Hetimet për këtë grup të shpërndarjes së drogës kanë nisur në vitin 2006 ndërsa përfundoi sot me arrestimin e tyre. Këta shtetas importonin kokainë nga Holanda, ndërsa heroinën nga Shqipëria dhe Maqedonia.
Nga operacioni janë kapur 130 kg heroinë dhe 45 kg kokainë, ka patur një vlerë prej rreth 18 milionë eurosh. Gjithashtu janë sekuestruar edhe armë, cigare kontrabandë dhe targa false makinash dhe radiotransmetuese.