Boks,Juri Boreiko kundështari i ri i Kreshnik Qatos

Jurjis Boreiko do jetë kundështari i Kreshnik Qatos në ndeshjen që do të zhvillohet sonte në orën 20:00 në Londër në "Kensington Taun Holl". Boksieri 28 vjeçar rus, ka zhvilluar 32 ndeshje në karrierën e tij, prej të cilave 16 i ka fituar dhe në 16 të tjera ka dalë i humbur. Boreiko ka boksuar në vitin 2008 për titullin EBA dhe WBC Balltik. Boksieri rus është mbajtës i titullit për vendet balltike. Boreiko zëvendësoi boksierin Tony Randoll i cili u skualifikua pasi peshoi 2.8 kilogramë më tepër. Kundështari i ri i Kreshnik Qatos u përcaktua nga bordi drejtues.