"Ora e Grave", Topalli bllokon mësimin në shkollat e Beratit
Vizita në Berat e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, ka bërë që shkollat të mbyllin dyert më shpejt se ditët e tjera. Arsimi nëntëvjeçar dhe ai i mesëm i ka zhvilluar orët e mësimit nga 30 minuta, me qëllim që mësuesit të merrnin pjesë në takimin e Kryetares së Parlamentit. Nuk dihet saktësisht nëse urdhri për zhvillimin e orëve të mësimit nga 30 minuta ka dalë nga Drejtoria Arsimore apo nga vetë drejtoritë e shkollave, por një gjë është vënë re që mësimi sot në Berat është zhvilluar i përgjysmuar.
Takimet
Kryetarja e Kuvendit ka vizituar dje shkollën 9-vjeçare e të mesme jopublike "Irfan Ngjeqari", e cila ka për administratore një grua, Mika Ngjeqarin. Më pas, ajo është drejtuar për në kalanë e Beratit, ku ka zhvilluar një takim me gratë e qytetit nën siglën "Ora e Grave". Në fjalimin e saj, Topalli është shprehur se 2008 është viti i një filozofie të re, ku duhet të dimë të tregojmë se çfarë janë gratë, sa të fuqishme e të ditura janë ato, çfarë deficiti i krijohet shoqërisë në jetën politike nga mospjesëmarrja e tyre dhe çfarë mund të bëhet për ta ndryshuar këtë realitet.
Duke u ndalur në historinë e dhimbshme që ka kaluar Shqipëria dhe sidomos gruaja, Topalli ka theksuar se gratë e skllavëruara nuk mund të lindin fëmijë të lirë dhe kjo kërkon që secila prej tyre të ketë shumë hapësira, mundësi për të treguar se deri ku mund të arrijnë.
"Unë mendoj se një grua e zgjedhur ministre u hap mundësinë të gjitha grave të tjera për të qenë në këtë karrige. Në momentin kur një grua zgjidhet Kryetare Kuvendi, kjo u hap mundësinë grave të tjera për të kandiduar për këtë post, por edhe në pozicione të tjera të rëndësishme", tha Topalli. Ajo u shpreh se, për sa kohë që në vendimmarrje, në politikë e në Parlament të ketë vetëm tetë për qind gra, kjo është e padrejtë dhe nuk është emancipuese e civilizuese, pasi gratë, ashtu siç menaxhojnë ekonominë familjare, janë të afta dhe kanë potencial të fuqishëm për të menaxhuar buxhetin e vendit, të ardhmen e vendit dhe të fëmijëve të tyre.
Reagimi i PS-së
Ndërkohë që Topalli ishte në takimin me gratë e Beratit, në kalanë e qytetit, kryetari i degës së Partisë Socialiste Berat, Selman Hodaj, ka dalë dje në një konferencë për shtyp përpara njërës prej shkollave më të mëdha të qytetit, në gjimnazin "Babë Dud Karbunara". Ai u shpreh se gratë e administratës shtetërore dhe në mënyrë të veçantë mësueset e shkollave të qytetit janë detyruar të mbyllin dyert e shkollave, duke braktisur nxënësit për shkak të dhunës shtetërore e politike të ushtruar mbi to. Hodo tha se mësueset e Beratit dje morën mësimin më të keq të jetës së tyre. Ato braktisën pasionin për shkak të dhunës shtetërore të ushtruar mbi to dhe nesër, me ndrojtje qytetare, do të shfajësohen para nxënësve të tyre që, në vitin 2008, ato përdoren jo për t‘i shërbyer qytetit dhe atdheut, por për t‘i shërbyer prapambetjes, injorancës, dhunimit të demokracisë e mbi të gjitha, për të bërë të lumtur një grua që personifikon shembullin më të keq të sjelljes arrogante në Parlament. Sipas tij, u duk qartë që prioriteti i qeverisë nuk është arsimi apo shëndetësia, por Jozefina Topalli.
Hodo theksoi se Partia Socialiste nuk mund të heshtë përballë këtij fakti dhe dhjetëra rasteve të tjera, që dëshmojnë jo moshën e internetit, por politikën e vjetër rraskapitëse të Berishës dhe kësaj qeverie që ka humbur drejtimin.