Romët, mes varfërisë dhe ilegalitetit
Ata janë dhe nuk janë. Përpara ligjit nuk ekzistojnë. Realisht jetojnë në kushte mbijetese. Regjistrimi civil i tyre duket se jo në të gjitha rastet është i lehtë. Fëmijët nuk mund të shkojnë në shkolla se nuk figurojnë në regjistrat e gjendjes civile. Të rriturit, ndonëse të papunë, nuk mund të marrin asnjë lloj ndihme financiare nga ana e strukturave shtetërore. Po kështu, privohen edhe nga sistemi i sigurimeve, si shoqërore dhe shëndetësore.
Herë analfabetë, herë me dy klasë shkollë në vuajtje dhe varfëri. Kështu kalojnë ditët e një komuniteti romësh dhe egjiptianësh prej disa qindra banorësh, në zonën e Laprakës, në periferi të kryeqytetit.
Rreziku
Shinat e hekurta, ku çdo një orë kalon një tren, nuk janë thjesht objekti i parë që shohin, para derës së shtëpisë. Ato janë kthyer edhe në një kujtim të makthshëm për shumë prindër që kanë humbur aty fëmijët, apo motrat e vëllezërit. Madje dhe në një kurth të përditshëm që duket në pritje të gjahut.
Është hekurudha në zonën ku dikur ngrihej kombinati i tullave, "Josif Pashko". Tashmë nga kjo pjesë e industrisë së dikurshme kanë mbetur vetëm skeletet prej betoni. Në këmbët e saj ngrihen kolibet e baltës ku jetojnë shumë më poshtë se sa vija e minimumit jetik me dhjetëra familje romësh.
Në dhomat e errëta pa ajrosje, mbushur me lagështirë dhe errësirë, jetojnë prindërit bashkë me fëmijët, që shtohen vit pas viti.
Regjistrimi
Vizitorët e vetëm të këtyre familjeve rome këtë fundjavë janë disa nga punonjësit e PNUD-it. Ata po përpiqen të identifikojnë dhe të regjistrojnë romët të cilët nuk figurojnë asgjëkundi në regjistrin themeltar të shtetasve në Republikën e Shqipërisë. Ndonëse e lehtë në dukje, kjo punë, përveçse kohës, kërkon edhe asistencë ligjore në gjykata. Shkak sipas përfaqësuesve të PNUD-it bëhet mungesa e certifikatave të lindjes së fëmijëve. Më parë, shumë nga nënat rome i lindnin fëmijët në shtëpi dhe nuk kishin certifikata lindjeje, të tjerat i humbisnin ato që merrnin në spitale dhe fëmijët mbeteshin të paregjistruar, pohojnë punonjësit e kësaj organizate. Ata kanë marrë përsipër që vetëm në fazën e parë të projektit që shtrihet në tre qytete, Tiranë, Elbasan dhe Fier, të regjistrojnë 300 persona nga popullsia rome. Më tej, ambicia është për vazhdimësi të projektit dhe regjistrimi i 600 personave të tjerë, pjesë e këtij komuniteti. Janë këto detajet që vijnë përmes menaxheres së këtij projekti, Alenka Verbole. Të shumtë janë proceset gjyqësore në të cilat pritet të zgjidhen jo pak raste të vështira, siç është ai i familjes së 45- vjeçares Suzana Lluka. Ajo ka pesë fëmijë. Vajza më e madhe, sot 24 vjeçe, është bërë nënë e dy fëmijëve. Por asnjëri prej tyre nuk është regjistruar, madje edhe nëna jeton si inekzistente përballë ligjit dhe përfitimeve sociale. Vetë Suzana tregon se edhe vajza e saj e dytë, që është vetëm 15 vjeçe, nuk është regjistruar asnjëherë. Ajo tashmë është shtatzënë. Për të zgjidhur këtë çështje, kanë ndërhyrë punonjësit e PNUD-it në mënyrë që gjykata të shpallë vendimin për regjistrimin e këtyre personave.
Ankohen se burimet e jetesës i kanë të kufizuara, ku përveç papunësisë dhe mungesës së arsimimit, përballen edhe me një pamundësi totale për të marrë një ndihmë ekonomike.
Thuajse e njëjtë është pamja që të ofrohet edhe në familjen e Naile Verlacit. Jetojnë duke mbledhur kanoçe, nuk kanë mundësi për asnjë punë tjetër. Duan të regjistrohen dhe të jetojnë si njerëz të rregullt.
Nora Kushti, specialiste e komunikimit në Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara shprehet se projekti vazhdon dhe disa nga fazat e tij lidhen edhe me problemet e arsimimit, punësimit. Ndërsa në të ardhmen po mendohet që të ndërhyhet edhe në sistemin e infrastrukturës jetësore, si burimet e ujit të pijshëm apo shtëpitë e banimit.
Situata
Shifrat janë mjerane. Rreth 80 për qind e komunitetit rom jeton nën nivelin e varfërisë. 55 për qind e fëmijëve romë të moshës shkollore deri në 15 vjeç janë analfabetë. Të ardhurat mesatare mujore për këto familje janë 68 euro, ndërsa për ato që nuk i përkasin këtij komuniteti janë më shumë se dyfishi. Edhe aksesi ndaj ujit të pijshëm është vetëm në 28 për qind të familjeve rome krahasuar me 97% të atyre familjeve që nuk i përkasin kësaj kategorie. 20 për qind e familjeve rome jetojnë në lagje të varfra, në shtëpi të rrënuara ose kasolle krahasuar me më pak se një për qind të familjeve jo rome.
"Mungesa e regjistrimit është një çështje e rëndësishme për komunitetin rom dhe egjiptian në Shqipëri, pasi atyre shpesh iu mungojnë dokumentet ligjore bazë, të nevojshme për përfitimin e asistencës sociale dhe ekonomike, shërbimit shëndetësor, arsimit, mundësive për punësim dhe përfaqësim politik. Regjistrimi i fëmijëve rom në veçanti është një mjet i rëndësishëm për parandalimin e trafikimit dhe lokalizimin e të trafikuarve", pohon Nora Kushti, e PNUD-it.