E Diel, 1 Nëntor 2026

Ora e opozites

Po troket ora e opozites. Ne fakt ka trokitur edhe me pare. Tani trokitja zoteron tere politiken e demonizuar shqiptare. Kjo eshte krejt e natyrshme dhe jetike. Ne shtetin totalitar ka pushtet por nuk ka opozite. Opozita eshte shpikje konceptuale e demokracise ajo e kushtezon e zhvillon e pasuron e dlireson dhe e garanton demokracine. Ne te kunderten nuk ka demokraci por tautologji ose demokraci. Opozita eshte kriticizmi i pushtetit aktual d.m.th. mundesia reale e variantit te pushtetit te ardhshem. Alternimi i domosdoshem i pushteteve qeverises brenda te njejtit shtet dhe shoqeri. Pa kete alternim logjik dhe juridik nuk ka shprese as kuptimshmeri te jetes ne te gjitha aspektet.

Pushteti aktual po e mbaron ciklin kushtetues. Ndonese ende jo mandatin kohor kalendarik. Kriza politike eshte kaq e shumefishte e ngaterruar dhe e rende sa mund ta kaperceje vetveten me zgjedhje te parakohshme. Pse e them kete A eshte keshtu A mund te jete ndryshe Zgjedhjet e parakohshme jane nje zgjidhje racionale dhe e mencur kombetare.

Zgjedhjet e parakohshme jane te dobishme per te dyja partite e medha dhe krejt spektrin politik shqiptar. Ato mund dhe duhet te korrigjojne ne emer te progresit dhe europianizimit emancipues shume mangesi te tmerrshme.

Se pari te vendosin perfundimisht statusin demokratik te sakte te pakontestueshem me te rezultateve autentike te votimeve ne teresi dhe te cdo vote ne vecanesi. Manipulimi dhe vjedhjet e votave te marrin fund njehere e pergjithmone. Besoj se kjo do te arrihet dhe ngulmimi i paepur per kete gje nuk do te jete thjesht merite e PS-se por e krejt shoqerise shqiptare nje merite historike e jashtezakonshme.

Se dyti zgjedhjet e parakohshme do te japin rast per nje konceptim me te zgjuar te thelle te perfaqesimit politik si ne kompozimin e emrave te deputeteve nga te dyja anet ashtu dhe te ndertimit te aleancave dhe koalicioneve politike pra te parlamentarizmit te vertete dhe jo te parlamentarizmit koniunktural te intrigave klanore te vogla klienteliste dhe qesharake. Po ky eshte nje thelb i madh i konceptualitetit dhe vizionarizmit nuk eshte as i lehte dhe as thjesht subjektiv. Ketu ne kete pike inkandeshente do te reflektohet niveli me i vertete dhe i larte intelektual profesional dhe i modernitetit te avancuar politik. Pra te ndryshimit progresiv te klases politike ne pergjithesi te emancipimit te ndersjelle te se majtes dhe te se djathtes. Kjo duhet ta beje klasen politike te shkeputet nga deliret sepse vetem te paditurit jane delirante kurse dituria duke te dhene shkallen e krahesimtarise me te tjeret me boten e qyteteruar te ben me realist dhe me kembet ne toke pra me te vertete.

Se treti zgjedhjet e parakohshme jane instrumenti i vetem dhe i patjetersueshem i te vertetes publike ne raport me te vertetat virtuale dhe subjektiviste te politikaneve si protagoniste kryesore. Ate qe nuk e zgjidhin dot perfaqesuesit kundershtare me gladiatorizmin mediatik ose edhe parlamentar ose manifestativ e ofron konkretisht veprimi autoritar dhe madhor zgjedhor. Ky instrument i prekshem i testimit masiv eshte laboratori i vetem publik i pavarur dhe pa ekuivoke i se vertetes qe eshte dhe jo i se vertetes se pretenduar te personalizuar si dhe te monopolizuar.

Se katerti kjo gje levizese ndryshuese do te vertetoje se dinamika e politikes ekziston per hir te te gjitheve te te gjitha partive politike pa perjashtim pikerisht nga substanca dinamike e elektorateve dhe e shoqerise ne pergjithesi.

Se pesti zgjedhjet e parakohshme si edhe ato te afatshmet jane prova e vitalitetit apo e vdekjes se ideve politike jane ballafaqimi rigoroz dhe gati apokaliptik i vizioneve i verifikimit te demokracise se vertete dhe i shkaterrimit te iluzioneve primitive provinciale plot retrograde totalitariste te se kaluares pra hapja e portes se te ardhmes se enderruar si aspirate si shprese si moralitet dhe humanitet.

Se gjashti klasa politike do te kete mundesine historike te korrigjoje vetveten sipas parimit te katarsit aristetolian per te mos genjyer as popullin as elektoratet per te mos e institucionalizuar genjeshtren mashtruese por te verteten.

Se shtati nje situate e re paszgjedhore krejtesisht ligjore do te krijoje premisat e domosdoshme per nje kriticizem te ri me te fuqishem pra edhe me dobiprures dhe shumefunksional duke fuqizuar shoqerine civile dhe shkaterruar klientelizmin ekonomik dhe politik te mediave qe perben nje fatkeqesi shoqerore shume te rrezikshme.

Se teti kriticizmi i ri qe permenda me siper mund te beje kontrollin shoqeror masiv dhe me te specializuar te ligjshmerise kushtetuese si te pozites ashtu dhe te opozites. Kjo gje do te ngjalle shprese per te mos braktisur besimin njerezor te demokracia institucionale.

Se nenti duke i sanksionuar format ligjore te demokracise njerezit do te mendojne me seriozisht dhe ne menyre me krijuese per permbajtjen e saj.

Se dhjeti skena e politikes sipas shprehjes se famshme te Hanah Arendit do te behet me publike me pak perjashtuese pra rrjedhimisht edhe me njerezore.

Pushteti i sotem i alambikuar me nje varak mediatik te neveritshem dhe krejtesisht te kote eshte thjesht virtual. Analizat le te vertetojne se cfare beri pozitive cfare nuk beri pozitive ose cfare nuk deshi ose nuk mundte dot te bente gjate mandatimit.

Ora troket per opoziten pa harruar asnjehere se cdo fitore elektorale nuk eshte fitore e vertete nese nuk parakupton ndryshimin vizionar pozitiv te qeverisjes publike. Sot arsyet e ketij ndryshimi jane per PS-ne sic mund te jene neser per PD-ne.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›