E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia dhe veshtiresia per daljen nga kriza

Ndersa ritmi i rritjes ekonomike ne vendet ne zhvillim eshte rikthyer ne nivelet e periudhes qe i parapriu bumit te viteve 2003-2007 Rusia eshte duke luftuar perdite per normalizimin e situates. Dy vjet pas krizes financiare globale ajo eshte nje nga vendet e pakta ne zhvillim ku parashikimet e rritjes ekonomike jane te mjegullta

Vendi pesoi nje nga reniet me te medha me nje ekonomi qe pesoi nje tkurrje prej me shume se 10 nje renie kjo e menjehershme. Nder te gjithe tregjet e vendeve ne zhvillim Rusia ka te ngjare qe te jete e fundit qe do ta rimarre veten. Pritet qe ekonomia te arrije ne nivelet e para krizes vetem ne fund te vitit 2011. Po perse valle ky vend e humbi kaq shpejt shkelqimin ekonomik te viteve te fundit Gjate dhjetevjecarit qe lame pas ky vend u rrit me te njejtin ritem me ate te pjeses me te madhe te vendeve ne zhvillim. Por nderkohe qe vende te ngjashme ekonomikisht me Rusine si Brazili vazhdojne te kene nje qendrueshmeri ekonomike Rusia ne te kundert nuk po e gjen kete ekuiliber kaq lehtesisht. Duket se modeli ekonomik i Rusise eshte ne nevoje te madhe te nje lancimi te vendit ne fazen tjeter te zhvillimit ekonomik. Ne fund te vitit 1990 ekonomia e Rusise ishte teresisht e perfshire nga kaosi dhe te ardhurat per fryme ishin jashtezakonisht te pakta 1500 dollare ne vit. Asaj i duhej nje lidership i forte politik per tu stabilizuar dhe kete lidership e gjeti ne pushtetin e Vladimir Putin-it i cili mori frenat e sundimit te vendit si President i tij ne vitin 2000. Si pasoje Rusia ishte ne gjendje qe te merrte pjese edhe ne lulezimin e shume vendeve te tjera ne zhvillim duke u shnderruar ne nje vend me ambicie te qarta ekonomike. Por nje dhjetevjecar me pas me nje te ardhur per fryme qe tani ka kapur nivelin e 10 mije dollareve rregullat e lojes kane ndryshuar. Suksesi i dikurshem mund te shnderrohet ne nje dobesi per vendin. Nje qeveri teresisht e centralizuar nga kreu ne baze eshte duke e rrezikuar perdite e me teper progresin ekonomik te ketij gjigandi. Aktualisht shteti zoteron 50 te ekonomise. Nje rregull i vjeter i zhvillimit ekonomik eshte ai se nje vend i pasur prodhon mallra te kushtueshme. Per Rusine shnderrimi ne nje vend teresisht te industrializuar lindi nga nevoja qe ta zhvendoste vemendjen pertej rezervave dhe pasurive te saj natyrore dhe te krijonte nje ekonomi dhe industri me shume novative dhe me nje teknologji me te larte. Per ta bere nje gje te tille duhet qe te permiresohet ndjeshem klima e investimeve te huaja dhe kjo arrihet me heqjen e tentakulave te shtetit qe jane futur ne thellesi te sektorit ekonomik dhe industrial si dhe biznesit vendas.

Koreja e Jugut dhe Tajvani kane qene ne gjendje qe te kene nje rritje prej 6 te ekonomise pasi te ardhurat e tyre per fryme arriten 10 mije dollare. Kjo sepse keto vende krijuan nje mjedis ne te cilin lulezuan dhe u shtuan bizneset e vogla dhe te mesme. Dhe ky fenomen ishte me i perhapur edhe se ne ekonomite e medha dhe te suksesshme te planetit. Nje sondazh i Bankes Boterore e rendit Rusine ne vendin e 120-te ne nje liste me 183 vende per sa u perket lehtesive qe ofron vendi per biznesmenet dhe investitoret e huaj. Nje nga pengesat me te medha qe te gjitha bizneset hasin ne kete vend eshte shkalla e larte e burokracise zbatimi shume i keq i ligjeve dhe kontratave dhe mungesa e aksesit te lehte ne strukturat e biznesit dhe te ekonomise qe pengojne ndjeshem rritjen.

Fale nje sistemi bankar qe eshte shume problematik perqindjet e interesit jane shume te larta dhe tregu i kredive aktualisht eshte inekzistent dhe mund te krahasohet me vende qe kane nje te ardhur per fryme shume me te vogel nga ajo e Rusise si per shembull Egjipti.

Ne fakt ruset paten probleme shume te medha ne vitin 2008 me krizen globale financiare per shkak se shume korporata moren hua te medha jashte vendit ne harkun kohor 2003 ndash 2007. Kjo beri qe tregu i brendshem te perfshihej nga paniku dhe deri diku nga paraliza. Hapat per te permiresuar sistemin bankar do te zgjasin shume dhe kjo po le gjurmet e saj dhe ne problemet e investimeve ne infrastrukture. Njerezit kane deshmitare te problemeve te medha me te cilat po perballen rruget e Moskes dhe te qyteteve te tjera te vendit si dhe vjetersine e sistemit hekurudhor qe eshte teresisht i amortizuar dhe jofunksional. Ajo cka te ben pershtypje dhe te duket e pabesueshme eshte edhe fakti qe edhe me naften 80 dollare per fuci qeveria ruse kerkon ndihme nga sektori privat dhe investitoret e huaj per te ndertuar infrastrukturen e rrenuar te vendit. Thuajse dy te tretat e shpenzimeve te qeverise shkojne per shpenzime sociale dhe deficiti buxhetor i vendit eshte aktualisht 4 i Prodhimit Kombetar Bruto. Per fat duket se kambana qe ka kohe qe bie per qeveritaret ruse po degjohet nga disa te cilet po e kuptojne nevojen e jashtezakonshme qe ka vendi per ndryshime te thella ekonomike. Por nuk dihet se si do te jene reagimet afatshkurtra. Gjithsesi cdo vonese kete here do te kete nje cmim shume te madh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›