Po me Piramiden cpaten xhanem
Vendimi i cuditshem per te prishur piramiden dhe per te ndertuar aty Parlamentin e ardhshem ngjalli jo vetem merzi per shkaterrimin e kesaj ndertese emblematike te kryeqytetit por edhe ngriti shume pikepyetje ne mbare opinionin publik.
Gjeja e pare qe te bie ne mendje eshte papergjegjshmeria me te cilen shperdorohen fondet dhe prona publike. Per Parlamentin tashme eshte bere nje konkurs ne qershor 2007 eshte zgjedhur fitues projekti i pergatitur nga Campi Reinhart dhe Jano per tu ndertuar ne pjesen e prapme te nderteses se zyrave te Kuvendit. Pak muaj me heret eshte bere nje rikonstruksion qe ka kushtuar mbi 80 milione leke per te cilin u krekos aq shume Kryetarja e Parlamentit. Po ashtu ndaj Qendres Nderkombetare te Kultures Arbnori tashme eshte nisur nje proces rikonstruktimi jane bere tashme punime dhe jane thirrur ne te kaluaren edhe konkurse per ta modernizuar piramiden duke e shnderruar ne nje qender te arteve moderne. Te gjitha keto veprime kane mbajtur kosto nga buxheti dhe te gjitha ato pare cohen dem sepse dikujt i ka shkuar ne mendje befas pa perfillur kostot qe te heqe dore nga nismat e meparshme dhe ta ndertoje Parlamentin te piramida. Gjithashtu keta vendimmarres te papergjegjshem nuk kane bere llogari vleren e nderteses qe ka per tu prishur edhe pse ngrehina eshte relativisht e re dhe teresisht funksionale.
Se dyti te vjen cudi per mungesen e theksuar te seriozitetit te vendimmarresve te cilet nuk e kane per gje qe te nderrojne mendje ne rruge e siper dhe te vene ne zbatim teka te reja. Kjo gje deshmon per nje nivel te larte te arbitraritetit te titullareve te cilet qeverisin me dore te hekurt dhe vullneti i tyre eshte baza absolute nderkohe qe mungon teresisht fryma institucionale e vazhdimesise se impenjimeve te marra me heret sikurse ishte rasti i projektit te miratuar te Parlamentit si dhe planeve per transformimin e QNK-se.
Nje shqetesim i trete dhe me domethenes ka te beje me vete vleren historike te kesaj ndertese qe prej kohesh eshte shnderruar ne nje nder vendet me simbolike dhe karakteristike te fytyres se Tiranes. Gjithashtu ka te beje edhe me vete domethenien qe ka pasur ne te kaluaren piramida duke perfaqesuar si pak ndertesa te tjera te ngelura ne Tirane gjurmet e se kaluares. Fatkeqesisht ne Tirane ka nje tradite te keqe per te prishur ndertesat me rendesi sikurse ka qene bashkia e vjeter xhamite kishat tregu etj. dhe eshte e pafalshme qe ne te tregohemi kaq bukeshkale me trashegimine historike dhe kaq te pakujdesshem me brezat e ardhshem qe meritojne te marrin te pacenuara sa me shume monumente nga e kaluara.
Se katerti ky veprim tregon edhe nje nivel te larte imoraliteti per sa i perket ligjerimit politik te pushtetareve te cilet perdorin standarde te dyfishta sipas leverdise. Nese ata do te besonin me te vertete ne argumentet me te cilat aq zellshem kane kundershtuar gjate vitit te kaluar projektin e Edi Rames per ndertimin e sheshit te Tiranes apo per shkaterrimin e teatrit disa vite me perpara ata kurrsesi nuk do te conin nder mend te preknin piramiden.
Si pikepyetje e peste mund te shtrohen motivet e dyshimta per te cilen eshte ne plan shkaterrimi i piramides dhe qe lene te mendojne per vazhdimin e gjuetise se shtrigave ndaj televizionit me te rendesishem ne Shqiperi Top Channel. Synimi per ti perzene nga ambientet publike te marra me qira si ndeshkim per qendrimin editorial eshte bere tashme histori e vjeter sikurse e deshmon edhe ceshtja e turbullt e ish-ekspozites Shqiperia Sot. Gatishmerine per te djegur jorganin per nje plesht te kesaj mazhorance hakmarrese ne e kemi pare per muaj me radhe me rastin qesharak te mbikalimit te Zogut te Zi edhe pse ne ate rast te pakten mund te pretendohej ndonje argument teknik apo procedural kurse ky i tanishmi eshte dukshem nje rast tekash apo huqesh.
Se gjashti ne menyre te natyrshme te lind nje keqardhje per vlerat konkrete arkitektonike te piramides. Ajo eshte nje ndertese shume autentike dhe interesante e vendosur ne harmoni te mirefillte me rrethinat e dizenjuar e plote e me karakter te qarte me nje forme qe duket si rreze drite qe dalin nga qendra dhe shperndahen si te ishin krahe shqiponje duke shpalosur nje pamje te hijshme qe ben pjese ne aq shume kartolina dhe fotografi private.
Padyshim nje nder veprat arkitekturore me dinjitoze te kohes kur eshte ndertuar qe dallon shume prej ndertesave te tjera qe jane ne ndertuar kuturu neper Tirane dhe qe shpesh jane plagjiarizma te lodhura te kopjuara nga tjeterkund.
Ne rend te shtate vlen te permendet edhe shqetesimi per zvogelimin ne pergjithesi te ambienteve publike te cilat i sherbejne zbukurimit dhe pasurimit te jetes se qytetareve. Pra nje vazhdim i shkaterrimit te shesheve parqeve apo ambienteve sportive duke zvogeluar mundesite per te pasur nje jete te shendetshme kulturore e sportive nderkohe qe popullsia e kryeqytetit eshte duke u rritur. Ne nje vend te varfer si yni QNK-ja ishte shnderruar ne nje oaz e pike reference per jeten modeste kulturore e artistike te qytetit dhe ka geluar me ekspozita shfaqje koncerte panaire e seminare. E gjithe kjo hapesire per keto aktivitete do te zhduket e nuk do te kompensohet tjeterkund duke pesuar fatin qe paten parqet e lulishtet palestrat si ajo e Qemal Stafes pishinat dhe pjese te kompleksit Dinamo ish-ekspozita Shqiperia sot e keshtu me radhe.
Nje shqetesim i nente lidhet me shanset qe ofronte projekti i nje Parlamenti te ri per te vene ne jete idene e Tiranes policentrite qe aq shume eshte proklamuar ne retoriken e fushatave nga te gjitha forcat politike. Nese do te ishte me te vertete e domosdoshme pasja e nje ndertese te re atehere alternativa me e mire do te ishte qe Parlamenti i ri te ndertohej krejt nga e para ne periferi te Tiranes pse jo ne Kinostudio apo Kamze per tu dhene jete e rendesi zonave ne zhvillim dhe per ta cuar Parlamentin sa me afer popullit dhe sa me larg bllokut te ri apo atij te vjeter.
Ne numrin e 10 te cudive qe ngjall nisma nje nder me te mprehtat eshte padyshim edhe ceshtja e kostos se ndertimit te Parlamentit te ri. A eshte me te vertete e domosdoshme kjo ndertese pikerisht ne keto kohe te veshtira ekonomike ku buxheti eshte i mbytur ne fyt me borxhe dhe qeveria ka nisur shkurtime kudo e ka lene pergjysme te tjera projekte infrastrukturore Pse vjen pikerisht tani ndertimi i nje ndertese luksoze te re qeresteja e se ciles mund te shkoje ne dhjetera milione euro kur Kryetarja e Parlamentit ben shkurtime te skajshme ne shpenzimet e tjera operative te Kuvendit e u heq dieta e makina deputeteve Nese me te vertete nevojitet nje salle e re atehere pse mos te pershtatet e perdoret vete piramida e cila qe ne fillim eshte menduar si ndertese polifunksionale. Fundja ku ka me bukur qe tempulli i demokracise te vendoset pikerisht ne fronin ku ka sunduar kulti i individit.
Nje shqetesim i njembedhjete ka te beje me vete menyren e rrufeshme me te cilen u mor vendimi pa u konsultuar apo pa e diskutuar publikisht projektidene e ndertimit te Parlamentit mbi rrenojat e Piramides. Gjithe kjo mungese transparence gjithe ky ngut dhe mospyetje e opinionit publik lidhur me kete nisme me te vertete e ndot ne menyre te turpshme ndertimin e nje Kuvendi te ri te popullit pa marre ne konsiderate fare mendimin e popullit. Kur pushtetaret nuk jane te afte te mbjellin nxisin e marrin konsensus edhe per nje gje kaq teknike dhe qe na perket te gjitheve sic eshte ndertesa e Parlamentit te ri cmund te presim pastaj nga realizimi i te tjerave nismave qe kerkojne konsensus te gjere sic jane per shembull reformat drastike qe nevojiten per gjyqesorin ne kuader te integrimit europian
Keto pikepyetje te mesiperme dhe plot te tjera te ngjashme dalin natyrshem kur ballafaqohesh me vendime te pabluara te marra shpejt e shpejt te ndikuara nga ngarkesa emocionale dhe nga nje arrogance e shperfillje e skajshme lidhur me opinionin apo mendimin e paleve te tjera. Ka ardhur koha qe ti jepet fund ketij stili delirant dhe amator te te administruarit te pushtetit duke menduar ne menyre driteshkurter pa marre ne konsiderate impaktin afatgjate dhe vullnetin e publikut si dhe ti vihet fre njehere e mire shkaterrimit te monumenteve qe i perkasin memories sone kolektive dhe trashegimise sone historike.