E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ora e tokës, Shqipëria pjesë e aktivitetit botëror

Në disa qytete të Shqipërisë, mbrëmjen e djeshme janë fikur dritat për një orë, duke iu bashkuar kështu iniciativës botërore Ora e Tokës/Earth Hour 2009 që synon kursimin e energjisë. Sikundër në 1000 qytete të botës, edhe në Tiranë, Elbasan, Vlorë, Durrës, Shkodër qytetarët i janë bashkuar kësaj iniciative nga ora 20:30-21:30. Në Tiranë dritat u fikën tek Sahati, kompleksi ministerial, Muzeu Kombëtar dhe Korpusi i Universitetit. Në aktivitetin Earth Hour 2009, Shqipëria merr pjesë si vend partner, mbi një bazë krejt vullnetare. Në qershor të vitit të kaluar, tre institucione shqiptare, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), grupimi mjedisor Ekolëvizja dhe organizata MJAFT, u bashkuan për të krijuar iniciativën për të krijuar "Rrjetin Shqiptar të Orës së Tokës". Ndërkohë, Fondi Botëror për Natyrën (WWF) ka autorizuar këtë grup përfaqësues shqiptar, i cili mirëpret me entuziazëm pjesëmarrës të tjerë, për ta përfaqësuar sa më mirë ambientalizmin në vendin tonë. Shqipëria ka gjithashtu faqen e saj lokale të internetit

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›