Kodheli: NATO-ja, jo sllogan elektoral

Sllogani Shqipëria në NATO nuk duhet të përdoret politikisht. Ky është apeli i Partisë Socialiste, e cila përmes zëdhënëses së kryesisë të kësaj partie Mimi Kodheli tha se zgjedhjet e ardhshme janë domosdoshmëri për vendin tonë. Sipas Kodhelit Shqipëria në NATO është një arritje historike e shqiptarëve pa dallim dhe jo slogan elektoral i koalicionit të Gërdecit. Duke folur mbi anëtarësimin në NATO, Kodheli tha se zgjedhjet e ardhshme janë një provë e madhe për meritokracinë e kësaj ftese. Në këtë kuadër ajo përsëriti edhe një herë tjetër apelin për karta ideniteti falas për të gjtihë shtresat në nevojë. Sipas PS-së zgjedhjet e lira dhe demokratike janë standarti që kërkon çdo angazhim ndërkombëtar.