E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ora e vjetër e Kristo Frashërit

Këto ditë kemi ndjekur dy autointervista të historianit ‘tukidid’ Kristo Frashëri, për të cilin para së gjithash kam respekt për moshën dhe antijanullatizmin e drejtë të tij. Natyrisht që kjo vlera e dytë rritet në përmasa pozitive për çdo shqiptar, kundër përdhosësit të Kishës Autoqefale Shqiptare, grekut dhe antishqiptarit Janullatos, ndoshta të keqes më të madhe që ka sjellë treshja komuniste e tranzicionit, R.Alia - S.Berisha - F.Nano, me kumbar Y.Popën (pikërisht kjo treshe e cila mban mbi shpinë edhe mëkatin tjetër të madh, për hartimin e ligjit 7501). Gjithashtu, kam respekt për z.Kristo Frashëri për dijet e tij të thella në historinë e përgjithshme para epokës komuniste, si dhe për devizën e tij kombëtare në trajtimin e historisë së Rilindjes sonë Kombëtare, pavarësisht se në trajtimin e shumë figurave të kësaj kohe hera-herës fshihet një trajtim klasor i ngelur nga koha e komunizmit, sipas të cilit beu dhe pashai nuk e donin atdheun, kurse vegjëlia dhe masa ishin ato që bënin historinë dhe dashuronin më shumë atdheun në luftë edhe me pikëpamjet religjioze. Gjëra që në fakt janë pikërisht të kundërtat. Pra, nisur nga këto që thashë më lart, kuptohet që z.Kristo Frashëri ka një të metë të madhe dhe nuk duhet dëgjuar aspak,- për mendimin tim,- për historinë pas viteve kur në pushtet erdhi Ahmet Zogu si president, ose thënë ndryshe, pas vitit 1925 duhet dëgjuar me kujdes K.Frashëri, dhe duhen menduar si më afër të vërtetave pikërisht të kundërtat e atyre që ai thotë. Pikërisht ashtu si duhej vepruar edhe para viteve ’90-të po nga ky politikan, kur ai trajtonte këtë periudhë dhe sidomos kur mburrte Enver Hoxhën pas viteve 1937 dhe e konsideronte si ‘diellin shpëtimtar të të gjithë shqiptarëve’. Sot, ai shquhet për denigrimin e atyre që ka thënë për të, duke u justifikuar se jetonim në diktaturë. Por z.Frashëri duhet ta dijë se një burrë i fortë nuk dorëzohet para së vërtetës dhe nuk duhet të gënjejë. Babai im që nuk donte të gënjente u bë shofer dhe jo mësues a diçka të tillë, sepse Partia nuk e mësonte ta hidhte makinën në humnerë, por e mësonte ta mbante timonin drejt me rrugën, ashtu siç i interesonte babait tim për të ruajtur kushtet e jetës fizike aq sa të mbante veten gjallë dhe të na shërbente me dinjitet edhe ne, fëmijëve të vet. Po kështu, ata që nuk donin të ishin pjesë e skemës së madhe të gënjeshtrës komuniste ku Kristo hyri dhe shërbeu me devocion, ishin elektricistët, saldatorët, muratorët, bujqit dhe agronomët, të cilët Partia nuk i mësonte të vepronin mbrapsht, siç trysnonte me shpifje e gënjeshtra Kriston, regjisorët, mësuesit, komunistët, punonjësit bythlëpirës të komiteteve të partisë nëpër rrethe, spiunët, ushtarakët profesionistë, etj. Shkurt, po ta shohim me kujdes, 30% e shokëve të Kristos rronin mbi shpinën e 70% të të tjerëve, por ama xhuxhët në shpinën e gjigantëve dukeshin më gjigantë se gjiganti. Dhe sot, duke shfrytëzuar profesionalizmin e fituar nga përvoja e gjatë në segmente të tjera të historisë, gjë për të cilën edhe sot z.Frashëri mund të jetë i dobishëm dhe unë e falënderoj që është aktiv e jep kontribut në këtë moshë të thyer, në kurriz të pjesës tjetër të ndershme e me kontributin e kësaj pjese që djersinte në prodhim (dhe sidomos në kurriz të shtresës së të persekutuarve dhe antikomunistëve të Ballit Kombëtar, Legalitetit, klerit katolik, etj.), sot del dhe pasi na ka bërë ‘diellin’ për Enver Hoxhën, po na bën edhe ‘shiun’ për të, në një mënyrë shumë të pështirë. Por, ndërsa e mban veten për një Tukidid (që mbështetet në dokumente) dhe jo një Herodot (që e bën historinë mbi përrallat e gjyshes dhe fjalëve të dëgjuara), sulmon gjithë ata që ai i quan me nënkuptim “gjithë shkrimtarët ose historianët që nuk mendojnë si ai”, si “herodotë” të historisë sonë moderne, sidomos lidhur me ngjarjet e kohës së Luftës së Dytë Botërore. Natyrisht që çfarë ka dalë nga macja do të gjuajë për minj, dhe z. Frashëri nuk bën dallim dhe nuk evoluon, nisur nga rrethanat historike se kur shkruan. Edhe pse ka një stil të shkruari të thjeshtë e tërheqës, ai fatkeqësisht ngelet i verbër në përmbajtje dhe produkt i kohës së tij, në trajtimin e kësaj periudhe moderne të historisë sonë. Këta lloj historianësh, ashtu si edhe politikanët e dalë nga ajo magje e kuqe ku janë mbrujtur, si S.Berisha, P.Milo, P.Xhufi, nuk i shpërthejnë dot helmetat ideologjike dhe mikroçipet që iu ka vendosur në kokë Partia e Punës dhe sh. Enver, të cilin ende e adhurojnë dhe duan ta imitojnë me sajesat e tyre providenciale historike në trajtimin e historisë. Ata përpiqen të jenë mbrojtës të kobës komuniste e duke u fshehur pikërisht te ajo cilësi që ata nuk e kanë pasur, karakteri nacional dhe kombëtar i luftës së tyre (kur ajo në fakt ishte një luftë vetëm për interesat e të huajve dhe një luftë ideologjike për ta bërë Shqipërinë një republikë jugosllave, nga akti final i realizimit të së cilës na shpëtoi vetëm grindja e Stalinit me Titon), e cila më së shumti ishte pikërisht një luftë civile që zgjati për aq kohë sa njerëzit civilë ndiqeshin nëpër male duke i vrarë përse nuk pranonin diktatin komunist dhe të dorëzonin pasuritë monetare dhe burimin e tyre, pronën. Të kalojmë nga fjalët e përgjithshme e të flasim më në detaje për sa më sipër, duke i bërë në pikën 2, njëkohësisht, edhe disa pyetje retorike z.Frashëri, që nëse dëshiron, mund t’i shpjegojë me atë skrupulozitetin e vet tukididian sipas të vërtetave dhe ‘dokumenteve’ marksiste-leniniste ose staliniste mbi historinë. Edhe pse kam drojën se mua ai nuk më fut as në kandarin e ’herodotianëve’, pasi unë vërtet nuk jam i tillë, (jam vetëm një studiues i thjeshtë autodidakt i historisë), por që jam i sigurt se nuk kam hyrë në korsi të gabuar në njohjen e parimeve, ligjësive dhe forcave lëvizëse të vërteta e të fshehta të historisë, në ndryshim nga z.Frashëri, i cili mendon si para 50 vjetësh po njëlloj mbi rolin përcaktues të masave në histori, mbi rolin e drejtë dhe çlirimtar të aleancës dhe dritës rrezatuese të forcave të Antantës në Luftën e Dytë Botërore, mbi rolin pushtues dhe negativ të nazizmit, mbi ‘fatin’ e Shqipërisë që Jalta nuk e la në krahun perëndimor të Perdes së Hekurt, mbi fatin e dërrmimit të gjithë klasës së mesme dhe plojës me intelektualët shqiptarë dhe elitën e tyre të kryeqytetit të ekzekutuar në mënyrë të pamëshirshme e pa gjyq nga shokët e idealit të z.Frashëri (në mos edhe nga vetë z.Frashëri i cili mohon çuditërisht ekzistencën e Luftës Civile edhe në këtë rast kur vriten civilë pa gjyq) që në ditët e para të dhjetorit ’44, mbi fatin e Shqipërisë e cila shkatërroi tregun politik dhe atë real të cilën e dëshironte Balli Kombëtar,- për të cilin ai mezi e fsheh ngazëllimin e humbjes, duke mos e konsideruar këtë si një fatkeqësi në vetvete, jo të Ballit por të të gjithë shqiptarëve. Pra, natyrisht që unë nuk mund të pranoj dokrrat e vjetra të kohës së komunizmit, që vazhdon të na tregojë për shkaqet dhe ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, z.Frashëri. Pse? Po trajtoj dy linja, të cilat jam i sigurtë që z.Frashëri nuk ia u ka idenë për t’i vështruar në këtë formë, prej lenteve të kuqe që ende nuk i ka hequr:
1) Lufta e përgjithshme botërore ishte një luftë për sundim botëror e me darë të hekurt kryesisht nga Elitat politike të të dy palëve: Elita çifuto-anglo-amerikane-sovjetike dhe elita e ish-Perandorisë së Shenjtë Romake (kryesisht gjermano-italiano-spanjolle). Ose më saktë, ishte realisht një luftë midis dy palëve, të cilat e kishin nisur atë prej disa shekujsh (Anglia, Rusia, Holanda, Franca) dhe një pale të re shtetesh që kërkonte pjesë nga pala e parë, për shkak se kur Anglia, Franca dhe Rusia zgjeronin me shpatë territoret dhe zbulonin tokat e reja, principatat e shumta të ngelura nga shpërbërja e Perandorisë së Shenjtë Romane u përkushtuan kryesisht në luftërat e reformacionit, të cilat realisht zgjatën nga viti 1520 e deri në vitin 1648 (gabimisht quhen 30-vjeçare). Nga njëra anë qëndronin fuqitë e mëdha perandorake kolonizatore 2-3 shekullore si Britania, Franca dhe Rusia, të cilat e kishin nisur luftën botërore për sundim prej kohësh; nga ana tjetër qëndronin dy popujt e vjetër por me shtete të rinj të unifikuar si Gjermania dhe Italia. Japonia, që u bë pjesë e boshtit Romë-Berlin, hyri në këtë valle pasi (ashtu si e kishte parashikuar filozofi më i madh gjerman i gjysmës së parë të shekullit XX, O.Spengler te libri i tij madhështor ‘Rënia e Perëndimit’ të shkruar në vitet para Luftës së Madhe e të botuar më 1917), ajo ‘vodhi’ përfitimet teknologjike që ia dha vetë Elita Botërore në luftën Ruso-Japoneze të viteve 1904-1905 dhe i avantazhoi pozitat e fuqisë ushtarake dhe ekonomike në Paqësor, nisur nga kapitali financiar çifut i Jacob Schif-it që përfaqësonte Rotshildët, Varburgët, Kahn&Loeb, Lehman Brothers, Solomon Brothers, derën Sasson etj., dhe nga kapitali know how i dhuruar prej ‘faustianëve’, po të perifrazonim të madhin Spengler. Të nisur nga urrejtja kundër romanovëve, qysh me Koncertin e Vjenës (1814-‘15), për shkak të boshtit të tyre religjioz ortodoks, bankierët e Wall Street-it vendosën ta shkatërronin Rusinë perandorake duke e testuar në një luftë me Japoninë, e cila u ndihmua me sukses financiarisht nga i madhi J.Schif, themeluesi modern i New Yorkut dhe i CFR-së (Counsil on Foreign Relation, organizatë njujorkeze më me ndikim sot në SHBA, e cila do e përfaqësonte këtë pas vdekjes), plan të cilin e realizuan pas 12 vjetësh me bolshevikët e Leninit dhe Trockit. Duçja dhe sidomos Hitleri mendonin si maltusianë dhe darvinianë. Ata mendonin se popujt e tyre me tradita të mëdha dhe ndikim në historinë botërore ose do t’ngeleshin lokomotiva të njerëzimit duke u bërë fuqi koloniale, ose ato do ta humbnin rolin e lokomotivës dhe do të ngeleshin popuj- vagonë, popuj ndjekës, dhe kësisoj bota mund të qeverisej nga zezakët dhe çifutët e Amerikës dhe Anglisë dhe nga barbarët sllavo-rusë (apo kinezët) të cilët u bënë kombe perandorake të udhëhequra nga një elitë dhe dinasti me gjak të përzier gjerman. Gjithashtu, idetë darviniste që i forti e sundon të dobëtin, i nxitën ata drejt ideve se kufijtë politikë të shteteve nuk i vendos Zoti dhe Providenca por i vendosën dora-dorës njerëzit dhe shoqëritë e organizuara politike dhe, kësisoj, mbi bazën e kushteve politike të lëvizshme, ato ndryshojnë. Ideja e tyre ishte se parmenda hyn vetëm aty ku më parë ka hyrë shpata. Dhe mbi këtë moral kishin vepruar për mbi 3-4 shekuj edhe aleatët fitimtarë të dy Luftërave Botërore, madje edhe SHBA e cila e nisi historinë e vet politike me 13 shtete në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të dhe përfundoi në mbi 50 shtete, sot. Hitleri përvëlohej nga dëshira për ta pasur aleate Britaninë dhe ai e garantonte gjithmonë Çamberlenin dhe aristokracinë britanike për ta lënë atë, sunduese të deteve dhe Gjermania të bëhej sunduese e Euro-Azisë (për këtë mund të shikoni edhe librin programatik të tij “Mein Kampf” të përkthyer edhe në shqip). Hitleri nuk e zhvilloi shumë flotën ofensive. Kështu, raca anglo-saksone do të sundonte botën. Aristokracia angleze, që ndiqte me të drejtë parimin e ekuilibrit të forcave në Evropë, bëri sikur e pranoi ofertën për aleancë me Hitlerin, duke e nxitur të sulmonte në lindje dhe befas, në mënyrë të njëanshme, i shpalli luftë Gjermanisë më 3 shtator 1939 dhe ngriti aleancën e vjetër antiideologjike me Rusinë, e cila edhe kjo komandohej nga komunistët çifutë. Madje në Dunkirk Hitleri nuk i shfarosi flotën dhe desantët britanikë duke dërguar edhe R.Hesin për një rikthim te diplomacia e “Mein Kampf”-it. Që me O.Kromwellin, edhe Anglia e vjetër konservatore tudoriane e stuartiane kishte vendosur si lak në qafë paranë e çifutëve dhe mbi kryqin e shpatën e kësaj aristokracie si dhe të elitës religjioze, qëndronte si flamur paraja. Kjo është historia e dy grupeve të mëdha, që kishin në thelb vetëm moralin darvinian të sundimit botëror, z.Frashëri. Pa folur për dallimin e sistemeve politike, ku pala e parë kishte demokracinë politike dhe atë të tregut, dhe pala tjetër kishte modelin organik totalitar bazuar te parimi hegelian i kufizimit të lirive të individit përballë shtetit totalitar, i cili ishte ‘marshimi i Zotit në tokë’. Gjithashtu, z.Frashëri, fiksojeni edhe këtë, sepse ka shumë rëndësi, një nga arsyet e rëndësishme të Luftës së II, ishte kush do ta zotëronte ligjërisht forcën e emisionit të parasë kartëmonedhë, e cila ishte një para që sigurohej ‘free’ nga bankierët duke qenë energjia e ekonomisë, energji të cilën totalitaristët fashistë nuk donin t’ia u linin ta zotëronin bankierët çifutë por populli i tyre, ose thënë ndryshe shteti. Për këtë koncept nazist kundër bankierëve u vra edhe A.Linkolni edhe J.Kenedi. Madje edhe B.Franklini dhe T.Xhefersoni e ka lënë si amanetin kryesor ndaj lirisë ekonomike të amerikanëve. Kjo është shumë thelbësore në dallimin midis palëve. Por, nuk po zgjatem në konceptin financiar, pasi mund të bëhem shumë teknik. Pra, për ta mbyllur këtë temë shumë të gjatë, në këtë mes s’ka pasur asnjëra palë ndonjë moral tjetër nga ai i sundimit. Por ju keni hyrë brenda pemëve të kuqe që mbollën baba Stalini dhe baba Çërçilli me çunin e tyre Enverin këtu te ne dhe s’dini të dalloni gjithë pyllin e vërtetë të historisë moderne. Prandaj, brezit të ri e të emancipuar besoj se iu vjen për të vjellë nga trajtimi njëlloj i historisë moderne që vazhdoni t’i bëni takëmi juaj dhe i politikanëve që përmenda pak më lart, duke sulmuar me megalomani ata historianë e studiues që kanë hyrë në korsi të drejtë, të kundërt nga ajo juaja, pavarësisht se mund të mos e ngasin dot automjetin aq mjeshtërisht sa ju, për shkak edhe të mungesës së eksperiencës së gjatë. Kjo është e rëndësishme në çdo lëmë të jetës dhe jo gradat dhe titujt. Njerëzit më të mëdhenj të historisë nuk kanë pasur shumë grada dhe tituj shkencorë, përkundrazi.
2) Lufta Botërore në Shqipëri ishte një derivat i vektorëve të forcave të përgjithshme që përmendëm më lart. Por këtë pikë po e trajtojmë në një shkrim tjetër, për shkak të gjatësisë së tij të nevojshme për sqarim dhe jo sipas kuptimit bardhë e zi që jep z.Frashëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›