Nevojitet një president me autoritet
Një president konsensual. Kjo është ajo që po kërkohet sot nga të gjithë faktorët e huaj në Shq-ipëri. Ambasadorët dhe raportet e Brukselit po e përcaktojnë këtë, si një nga detyrat kryesore integruese në vigjilje të përgjigjes së radhës për statutin e vendit kandidat. Të shumta janë sinjalet se nuk do të tolerohet edhe nga Uashingtoni një zhvendosje e mëtejshme e PD-së në postin e kreut të shtetit. Ç’është e vërteta, presidenti aktual Bamir Topi është zgjedhur në këtë detyrë si nënkryetari i demokratëve, por falë një oreksi të shtuar të këtyre viteve të fundit të kryeministrit për të kontrolluar pushtetet e tjera, duket se kriteret e kërkuara presidenciale do të jenë të modifikuara këtë korrik. Por cili mund të jetë presidenti konsensual në Shqipërinë e vitit 2012-të? A mund të gjendet një kandidaturë e ardhur nga porta e jashtme e politikës, por njëkohësisht edhe një profesionist i pazareve partiake? Të dyja këto cilësi, pra paanshmëria politike dhe njëkohësisht eksperienca për të menaxhuar përplasjet e politikës dhe pushteteve, duken të vështira për t’u plotësuar në pritshmërinë e duhur, aq më tepër në një shoqëri si kjo e jona, kaq e politizuar dhe agresive ndaj kundërshtarit. Një opsion i përshkuar edhe më parë në këto raste, ai i zgjedhjes së figurave që vijnë nga bota akademike apo fusha jashtë politikës, po shihet sërish sot, si një zgjidhje për të plotësuar kërkesën e “konsensusit” dhe paanshmërisë. Përballë figurave arkaike partiake, të cilat mund t’i përcaktojë prepotenca e mazhorancës, ky shpëtim tek bota akademike mund të jetë edhe një nga kërkesat e opozitës së majtë për të dhënë konsensusin e saj për presidentin e ardhshëm. Nën këtë prizëm, edhe mediumet televizive po ftojnë juristë dhe akademikë të njohur për të shprehur mendimin e tyre, se presidenti duhet të jetë një person jashtë politikës. Dikush e kërkon jurist, dikush një emër të njohur të letrave, dikush mjafton që të mos vijë nga politika e ditës, duke shpresuar të shmangë një tjetër acarim të toneve të politikës.
Në të vërtetë, kjo rrugë e ndërmjetme për në presidencë, as majtas e as djathtas, është provuar më parë dhe nuk ka sjellë ndonjë arritje në drejtimin e duhur. Të mos harrojmë një dekadë më parë, kandidaturën e Z.Alfred Moisiu, një ushtaraku në nderuar, por të katapultuar artificialisht dhe në një moshë të kaluar në vorbullat e politikës. Ky ishte një shembull i një kandidature konsensuale, për shkak se nuk kishte dalë nga hambari i asnjërës prej partive kryesore, por që nuk ndihmoi aspak në vendosjen e urave të duhura zyrtare të komunikimit të institucionit më të lartë të vendit me mazhorancën socialiste dhe më pas, atë demokrate pas zgjedhjeve të vitit 2005-së. Përtej eksperiencës së presidencës Moisiu, le të mendojmë për një moment se sa “këllqe” për të përballuar “kafshimet” e kryeministrave do të ketë një president i ardhur nga bota e letrave, ashtu siç aludohej pak vite më parë, apo ndonjë tjetër figurë e vlerësuar në arte e shkencë, por e pa sprovuar në kulisat e partive. Edhe më e vështirë duket kjo nismë, po të mendojmë se fakti që presidenti nuk do të jetë i askujt prej krahëve të politikës, do të thotë se ai do të jetë në sulmin e të gjithëve. Pra, secili prej faktorëve politikë do ta minojë punën e tij dhe askush nuk do ta mbrojë. Nëse i thërrasim të kaluarës së shtetformimit shqiptar, mund të kujtojmë shembullin e Friedrich Wilhelm-it, apo siç e njohim të gjithë, Princ Vidi. Një aristokrat gjerman, i cili u soll të drejtonte me paanshmëri vendin e trazuar të shqiptarëve një shekull më parë. Në përfundim të gjashtë muajve të parë të detyrës së tij, Vidi dështoi në të gjitha përpjekjet për të ndryshuar situatën, duke u sabotuar nga Fuqitë e Mëdha, të cilat vetë e kishin caktuar në këtë detyrë të vështirë, por edhe nga vetë shqiptarët, për të cilët po vendoste jetën dhe karrierën e tij në rrezik. Arsyeja kryesore e këtij dështimi ishte fakti që ishte i paanshëm për interesat e Fuqive të huaja, dhe i paidentifikueshëm me traditën dhe mentalitetin e shqiptarëve të kohës. Sidoqoftë, që të jemi krejtësisht të drejtë, gjermani nga Vied-i do ta kishte pasur edhe sot të vështirë që të kuptonte të gjitha intrigat dhe mentalitetin e shoqërisë sonë. Në këtë kuptim, ideja e asnjanësisë së presidentit, të siguruar nëpërmjet gjetjes së një kandidature pa eksperiencë politike, duket një peshkim në ujëra të turbullta, si për karrierën e personalitetit që do të përzgjidhet, ashtu edhe për vetë fatin e mëtejshëm të funksioneve të presidentit si garantues i ndarjes së pushteteve. Më tepër sesa një pasagjer të radhës, honorifik me mandat 5-vjeçar, për të dhuruar dekorata e trokitur gotat e qokave zyrtare, presidencës së ardhshme i nevojitet në krye një figurë autoritare, e aftë të marrë mbi shpatulla përgjegjësitë që i takojnë. Presidenti i ardhshëm duhet të garantojë ndarjen dhe bashkëpunimin mes tri pushteteve, aq të rëndësishme për funksionimin e institucioneve; të thotë me dinjitet fjalën e tij kur gjërat nuk shkojnë si duhet në kampin e mazhorancës, por edhe atë të opozitës; të nxisë bashkëpunimin dhe uljen në një tryezë të politikës, pa qenë nevoja e trojkave të ambasadorëve apo të dërguarve të Brukselit, sepse kështu nuk bëhemi gazi i botës; dhe ç’është më e rëndësishmja, presidenti i ardhshëm, si kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duhet të përdorë të gjitha levat që ka në dorë për të lëvizur në rrugën e duhur timonin e drejtësisë shqiptare. Kjo nxitje e luftës ndaj korrupsionit të gjykatave, mund të jetë edhe sfida më e rëndësishme jo vetëm për karrierën e presidentit, por njëkohësisht edhe kthesa e duhur për të përmirësuar jetën e çdo shqiptari. Një gjyqësor i pastër dhe i pavarur, do të thotë zgjedhje të lira, politikanë të kontrolluar ndaj korruptimit dhe pazareve, respektim të pronës private, garanci për investimet e huaja dhe ekonominë e vendit. Sigurisht, presidenti nuk mund t’i bëjë i vetëm të gjitha këto ndryshime. Ai është vetëm njëri nga lojtarët, por zbritja e tij në fushën e lojës, do të nxjerrë në pah mungesën e të tjerëve. Një përpjekje e tillë do t’u japë shpresë publikut dhe ndërkombëtarëve se jo gjithkush në këtë vend është i destinuar për t’u shitur me një çmim të lirë. Për të gjitha këto arsye, nuk na nevojitet një president turist, por një lider i provuar në karrierë. Po për të njëjtat arsye, sidomos kjo që i takon luftës së korrupsionit në drejtësi dhe ndarjes së pushteteve, do të ishte mirë që të ngjitej në këtë post një politikan që nuk vjen si vasal i kryeministrit dhe njëkohësisht të ketë pas vetes një forcë apo grup deputetësh mbështetës në parlament për të balancuar pushtetin e fuqishëm të ekzekutivit. Nëse dikush po sjell ndërmend emrin e Ilir Metës, nuk duhet të harrojë se kreu i LSI-së i plotëson shumë prej këtyre kushteve favorizuese, por për fat të keq, që prej imazhit të videos së tij në zyrën e Dritan Priftit, nuk arrin të përmbushë kushtin kryesor të një presidenti me “duar të pastra” ndaj gjyqësorit.
Një tjetër zgjidhje, që mund të marrë me shumë gjasa konsensusin e opozitës, është edhe rikandidimi i presidentit aktual Topi. Kjo, në rast se përveç votës së z.Gazmend Oketës, kreu i shtetit do të mund të bëjë për vete edhe disa prej deputetëve të tjerë rebelë nga mazhoranca. Sipas Kushtetutës, presidenti aktual ka të drejtë rimandatimi në të njëjtin post, në rast se nuk jep dorëheqjen përpara përfundimit të mandatit. Kjo është arsyeja përse presidenti po vazhdon deri në fund misionin e tij, kur në kushtet e bllokadës dhe akuzave të rënda të krijuara nga mazhoranca, mund të fitonte shumë më tepër pikë dhe vota, duke dorëzuar para kohe çelësat e godinës numër 1 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në të kundërt, prej më tepër së një viti, Z.Topi është duke formuar pa prezencën e tij direkte një parti të re politike, e cila mund të krijojë besimin e duhur për tërheqjen e votave nga deputetët e mazhorancës dhe ata të opozitës. Edhe nëse ky skenar i dytë i presidentit konsensual do të funksiononte, nuk është e thënë që një rimandatim i dytë i z.Topi do të ndihmonte në forcimin e gjyqësorit shqiptar. Presidenti duhet të jepte në muajt e fundit më shumë shenja që të frymëzonin shpresën se ai mund të ndikojë në kthesën pozitive që duhet të marrë drejtësia e kalbur shqiptare.
Si do t’ia bëjmë atëherë për të gjetur një kandidaturë, që i përmbush të gjitha këto kritere që parashtruam më sipër? Deri më tani diskutuam për zgjidhjen më të mirë në teori. Në praktikë nuk është e thënë që të zbatohet krejtësisht rruga më optimale.