Qeveria paga shtese per administraten ne rast fatkeqesish
Qeveria percakton kritere te reja per trajtimin e punonjesve te administrates se larte ne raste fatkeqesish. Ne mbledhje e djeshme te qeverise u mor vendimi per disa ndryshime ne vendimin nr.929 date 17.11.2010 te Keshillit te Ministrave Per krijimin dhe perdorimin e fondit te vecante. Ne ndihma te menjehershme per raste fatkeqesish dhe raste te tjera te cilat perballohen nga fondi faktik i vecante perfshihen pagesat per rastet e vdekjes se punonjesit te institucionit. Pagesa i jepet familjes se punonjesit nga titullari i institucionit ne masen e nje page mujore por jo me pak se 50 000 pesedhjete mije leke vdekjes se nje anetari te familjes se punonjesit bashkeshorti/ja prinderit apo femijet. Pagesa jepet nga titullari i institucionit deri ne 30 000 tridhjete mije leke per cdo rast semundjeve te renda te punonjesit kur kerkohet nje nderhyrje kirurgjikale apo nje trajtim mjekesor i gjate. Pagesa jepet nga titullari i institucionit deri ne 50 000 pesedhjete mije leke per cdo rast daljes se punonjesve ne pension pleqerie. Pagesa jepet nga titullari i institucionit deri ne masen e nje page mujore - thuhet ne piken 7 te vendimit te ndryshuar. Sipas ketij vendimi edhe ne rastet kur sipas ligjeve te vecanta lindin te drejta specifike te dhenies se ndihmave te menjehershme masa e ndihmes se dhene perballohet nga fondi i vecante i perllogaritur sipas pikes 1 te ketij vendimi. Ne keto raste specifike masa e ndihmes jepet pas miratimit nga titullari i institucionit qendror perkates nepermjet nje udhezimi ne te cilin parashikohen rregullat dhe kriteret e perfitimit te ketyre ndihmave. Ne veprimtari me karakter social apo kulturor qe perballohen nga fondi i vecante perfshihen ato veprimtari te cilat organizohen vetem per punonjesit e institucionit sikurse jane ato te organizuara per rastet e daljeve ne pension te festimeve te fundvitit dhe te tjera organizime te realizuara nga institucioni. Ne cdo rast masa e shpenzimit qe mbulohet nga fondi i vecante per keto veprimtari nuk duhet te kaloje vleren e 2 500 dy mije e peseqind leke per punonjes. Kur veprimtarite social-kulturore organizohen jashte qendres se punes shpenzimet e transportit dhe te akomodimit paguhen nga vete punonjesit - thuhet ne piken 8 te vendimit.