E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oret e Prodit

Ora 10:00
Kryeministri italian, Romano Prodi, shkel token shqiptare pas kater vitesh. Ai mberriti ne aeroportin "Nene Tereza", i shoqeruar nga delegacioni zyrtar, qe perbehej nga deputete, keshilltare dhe drejtore te kabinetit te tij qeveritar. Pritet nga ministri Basha.
Ora 10:30
Mberrin ne Kryeministri, ku zhvilloi dhe takimin e pare me Kryeministrin Sali Berisha. Prodi u prit nga kreu i qeverise shqiptare, sipas ceremonialit te mireseardhjes me himnin e flamurit italian dhe atij shqiptar. Dy Kryeministrat perkulen para flamujve.
Ora 10:40
Dy personalitetet, Kryeministri italian, Romano Prodi, dhe ai shqiptar, Sali Berisha, zhvillojne nje takim koke me koke ne ambientet e brendshme te Kryeministrise. Takimi mes tyre zgjati rreth 30 minuta. Me pas u takuan me delegacionin.
Ora 12:10
Dy homologet nisen firmosjen e marreveshjes mes dy shteteve, Itali-Shqiperi per ekstradimin. Marreveshjet e tjera mes vendeve kishin te benin per energjine, ngritjen e termocentralit me qymyr. Nenshkruan ministrat Pollo e Ruli me D'Elia dhe "Enel".
Ora 12:25
Nis konferenca e perbashket Berisha-Prodi. Konferenca zgjati 35 minuta dhe dy Kryeministrat folen mbi situaten ne Ballkan, marredheniet mes paleve, statusin e Kosoves, energjine, integrimin ne NATO e BE. Iu pergjigjen dhe pyetjeve te gazetareve.
Ora 13:10
Kryeministri italian, Romano Prodi, mberrin ne Kuvendin e Shqiperise, bashke me delegacionin qe e shoqeronte. Sapo hyri ne Kuvend, Prodi zhvilloi nje takim te shkurter me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, i cili zgjati vetem pese minuta.
Ora 13:20
Kryeministri Prodi flet ne Kuvend para deputeteve. Ai theksoi se vetem reformat do te mundesonin anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe BE. Nderkohe qe permendi se vendet e Ballkanit duhet te mbajne fjalen e dhene per angazhimet e marra.
Ora 14.05
Kryeministri Berisha shtron nje dreke per nder te homologut te tij, Romano Prodi, ne Pallatin e Brigadave. Kane marre pjese kryetari PS, Edi Rama, i shoqeruar nga Dade e Bufi, perfaqesues te majte dhe te djathte, perjashtuar liderin e PSD, Gjinushi.
Ora 15:15
Pritet ne Presidence nga Presidenti Topi. Diskutuan mbi reformat dhe hapat qe ka bere Shqiperia drejt anetaresimit ne strukturat euroatlantike e bashkepunimin nderpartiak. Prodi premtoi se Italia do mbeshtese integrimin e Shqiperise ne keto struktura.
Ora 16:06
Kryeministri italian, Romano Prodi, merr pjese ne Pallatin e Kongreseve, ku organizohej nje perkujtimore me rastin e 95-vjetorit te FASH. Prodi mbajti dhe nje fjalim te shkurter dhe uroi anetaresim ne NATO, duke premtuar serish mbeshtetjen italiane.
Ora 16:50
Takon kryetarin e Bashkise, Edi Rama. Takimi zhvillohet ne lokalin "Tajvan", lokal ky ne qender te kryeqytetit, ku dy personalitetet pine kafe. Ne takim, qe u zhvillua me teper ne natyre, nuk kishte perfaqesues nga opozita e majte, pervec Rames.
Ora 17:35
Zhvillon takime ne rezidencen italiane me stafin e ambasades italiane dhe me pas delegacioni udheton per ne aeroportin "Nene Tereza". Kryeministri italian mbylli ketu viziten e tij njeditore ne Shqiperi, te mbushur me takime te ngjeshura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›