E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetaret e Luftes!

(Nga Altin Goxhaj - telespektaktor i lajmeve te Gerdecit)
Tirane me 15 Mars 2008
Per ore te tera e gjithe zona ishte ne flake dhe shperthim. Policia u terhoq me shpejtesi. Vetem autoblindat mund te futeshin. Edhe ato nguronin! Me mijera burra qendronin rreth zones por s'guxonin te futeshin! Vetem ato u futen! Gazetaret! Vajzat dhe grate shqiptare te medias.
Eshte me te vertete impresionuese te shikoje ne cdo kanal TV, duke bere zapping me telekomande ne ngrohtesine e shtepive tona zerin femeror nga vendngjarja! Nuk kishte rendesi nese kanali ishte kombetar apo lokal, publik apo privat! Kudo degjoje vetem nje ze femeror. "jam ketu… duken flake… duket tym… shoh njerez qe vrapojne… shoh njerez te gjakosur…shoh makina qe ecin me shpejtesi"! Kudo vetem ze femeror!
Nje muaj me pare nje ze femeror vinte nga Beogradi ne mes te terbimit huligan serb! Ishte nje ze gazetareje qe sfidonte friken dhe kercenimet. Ishte i vetmi ze qe vinte nga zona e rrezikut! Ndersa sot, nje kor i tere i pasintonuar zerash femeror raportonin si gazetare lufte nga vendngjarja ne cdo kanal televiziv.
Cfare po ndodh keshtu?! Ku jane meshkujt?! Perse sot, ne nje dite te ngrohte weekend-i vajzat e televizioneve mberriten te parat ne vendngjarje?! Pse pikerisht femrat jane me te gatshme te rrezikojne?! Perse pikerisht femrat guxonin dhe kapercenin kordonet policore dhe shkonin aty ku shperthenin municionet totalitare?! Pse pikerisht femrat raportuan sakte dhe profesionalisht drejtperdrejt nga terreni ne flake?!
Pergjigja eshte e thjeshte: Sepse jane me profesionale, me te guximshme, me njerezore, me gazetare! Besojne tek lajmi, besojne tek vendngjarja, besojne tek humanizmi.
Po ashtu sic ndodhte ne korridoret e spitaleve ku femrat mberriten te parat per te dhuruar gjak! Po ashtu sic ndodhi ne Gerdec ku nenat vrapuan te parat te gjenin femijet e pastaj te merrnin arratine! Sepse keshtu ndodh gjithmone me motrat dhe nenat tona.
Vajzat gazetare te Shqiperise jane krenaria e medias! Sepse jane ato qe e mbajne ne kembe ne supet e tyre te brishta (pavaresisht se ne koktejet kryeministrore apo presidenciale ftohen gjithmone burrat e medias). Dhe durojne, buzeqeshin, kurre nuk u qane si burrat trima te kolltukeve redaksionale.
Prandaj mua me duket shume pak 30%! Jo jo! Ne Parlament duhen 50% gra! Te pakten!

Dhe une sot teksa levizja telekomanden ulur ne kolltuk, nuk e di pse mu kujtuan tre strofa te nje poezie shume e vjeter qe pavaresisht kohes thelbi si paska ndryshuar:

Ne udhekryqe ndane xhadeve
Ditet e shtuna dalin shpesh
Dhe zgjatin doren nga makinat
Here dy nga dy here vec e vec
…
Dhe ato presin makinen tjeter
Atje ne rruge atje ne shi
Ato te urtat gjer ne dhembje
Te thjeshtat gjer ne madheshti
(Mesueset e fshatit - Ismail Kadare)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›