E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk ishte nje sulm terrorist

Nga David Randall*
Shume njerez, duke perfshire edhe staf ushtarak amerikan, druhet se mund te kene vdekur pas nje depo me municione te epokes sovjetike shpertheu dje ne nje baze te ushtrise shqiptare. Shperthimi shkaktoi plagosjen e me shume se 240 veteve, perfshi shume femije, - dhe kryeministri i vendit Sali Berisha, tha se besonte qe numri i te vdekurve mund te ishte i konsiderueshem.
Shperthimi fillestar ne depon ne fshatin Gerdec, rreth 6 milje ne veri te kryeqytetit, Tirana, u pasua prej nje serie shperthimesh te eksploziveve, dhe municionet vazhduan te shperthenin edhe per shume ore te tjera. Shperthimi u ndje rreth 12 milje me tej dhe ishte degjuar ne nje distance prej me shume se 30 milje. Shume prej te plagosurve jane civile qe u demtuan nga vala e fuqishme e shperthimeve qe preku fshatin fqinje dhe makinat qe kalonin ne autostraden aty prane. Nuk dyshohet per akt terrorist.
Nje kameraman i Reuters ne vendngjarje tha: "Njerez te tmerruar jane duke u larguar nga rajoni me kembe pergjate autostrades, kryesisht gra dhe femije". Ai pershkroi kolonat e tymit dhe nje seri shperthimesh nga baza. "Makinat me xhamat e thyer ishin braktisur pergjate autostrades", shtoi ai.
Pamjet televizive tregonin shtepite e bera cope-cope, muret dhe catite jane shembur. Municione te pashperthyera ishin perhapura ne zonen perreth. Shperthimet duket se filluan kur ekipet shqiptare dhe amerikane ishin duke levizur municionet e vjetra te vendosura ne baze, perfshi edhe predha artilerie 50 vjecare.
Z.Berisha tha: "Problemi i municioneve ne Shqiperi eshte nje prej me te rendeve dhe nje kercenim i vazhdueshem. Ka nje sasi kolosale dhe te paimagjinueshme te tij prej 1945". Baza eshte nje pike qendrore grumbullimi per arsenalin e grumbulluar gjate epokes se diktatures staliniste ne Shqiperi.
Ministri i Brendshem Bujar Nishani tha: "Zona me e rrezikshme, ku mendohet se do te kete te vdekur, eshte qendra e eksplozionit ku deri tani askush nuk ka qene akoma ne gjendje te shkoje". Ai shtoi se forcat e policise dhe ushtrise kane qene rreth 50 metra larg vendit. Pese trupa jane gjetur deri tani, por zyrtaret thone se ata frikesohen per me te keqen mbi tre ekipet, secili me 21 vete, qe punonin ne momentin e shperthimit. Disa prej tyre mesohet se jane qytetare amerikane.
(*): Marre nga "The Independent”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›