Oret e lira te Zhyse Vasilikes
Sloganet jane krijuar si te tilla per te shpjeguar sa me shkurt konceptet por shpesh ato perdoret per te dhene genjeshtra per fakte. Ndodhi qe ne diten e djeshme parlamentare deputetja socialiste Vasilika Hysi mori fjalen gjate diskutimeve te lira dhe tha se qeveria ka treguar se eshte e paafte te qeverise prandaj duhet te largohet. Mazhoranca i trembet transparences prandaj dhe nuk ben publike edhe shpenzimet per shembjen e Piramides dhe ndertimin e Parlamentit te ri ka thene Hysi duke e lidhur kete argument edhe me mungesen e transparences per zgjedhjet e shkuara. Me pas transparencen e lidh serish ne nje kunj tjeter ne ate te perkeqesimit te ekonomise. Arsyetimet pa lidhje te zonjes Hysi kishin me shume vrima se djathi zviceran. Slogani i abuzuar i transparences po perdoret pa kriter demokratik per te fshehur inflacionin e genjeshtrave per pengimin e shembjes se Piramides enveriane. Sigurisht cdo njeri perdor armen qe ka ne dispozicion per te luftuar. Problem eshte kur zhyse Vasi Hysi leshon insinuata pas fjaleve te kudogjendura ne ligjerimin e perditshem socialist pra transparence. Eumlshte nje fjale qe Rama nuk eshte se e ka krijuar vete por i eshte thene edhe me pare nga disa kritike. Ai e di mire qe fjala transparence dhe kristaline i jane perdoruar shume qarte nga kritiket e artit te tij. Ndonese kjo eshte nje ceshtje tjeter qe i perket sferes se Rames si artist te mbetur vecse ne tentative nje artist impotent shprehia e te cilit ishte e semure nga ieculacione precox.
Sidoqofte zhyse Vasi Hysi perdor transparencen per te gozhduar me thumb te vjeter qeverine si te paafte. E quan teresine drejtuese si te e paafte te beje transparencen sidomos sa u perket ceshtjeve me interes publik. Po ku ka per shembull me transparent kur mbledhja e Komitetit Shteteror ishte e hapur dhe e drejtperdrejte per te gjithe Aty u debatua dhe u vendos ne transparence me publikun. Pra sic shikohet perdorimi i sloganeve vend e pavend nga PS-ja te le pa mend. Rendi i gjerave mbi transparencen eshte sqaruar tash disa here sesi duhet ndjekur procedura per transparencen qofte zgjedhore qofte mortore te Piramides.
Sot propaganda politike e PS-se eshte e pashembullt tenton te hipnotizoje njerezit me zhurmen hetuese e njekohesisht shkaterruese. Retorika e partiake e fokusuar ne sloganin e transparences se kutive e te tjerave ceshtje fsheh mungesen e alternatives politike te opozites. Seshte degjuar ndonjehere per ndonje propozim alternativ te nje ligj apo domosdoshmerie prioritetesh nga ana e saj. Gjithcka i lihet dites politike dhe gjysme te vertetave neper konferenca per shtyp. Vendit i mungon sot opozita reale ajo e pergjegjshmja ndaj pjeses qe e ka votuar per te bere te mundur degjimin e zerin ne zyrat adekuate te administrates shteterore. As Zhyse Vasi nuk del nga paradigma shterpe e PS-se. Katedra e saj morale ka rene pre e intifades shpifese dhe mohuese. Aleanca e saj e perhershme me Komitetin e Helsinkin e zhberi kete institucion ne nje shtojce te qendrimeve te PS-se duke i humbur autoritetin dhe prestigjin ne opinionin publik. Zeri i saj i poshteruar degjohet sikur te ishin njesoj me te gjithe OJQ-te e padobishme te kesaj shoqerie civile apatike. E plogesht ne konkurrencen e ideve.