E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, 2 persona në pranga, u kapën me drogë

SHKODËR – Policia e Shkodrës prangosi dy shtetas të akuzuar për veprën penale të “Prodhim e shitje të lendëve narkotike”.

Policia bëri të ditur se të ndaluarit janë, Zef Qetaj, 27 vjeç, banues në fshatin Bleran, Komuna Rrethina, Shkodër dhe Gjovalin Maçi, 23 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Komuna Rrethina, Shkodër.

Sipas policisë, Qetaj dhe Maçi u ndaluan nga shërbimet policore ndërsa po udhëtonin me mjetin tip Benz me targa AA 663 BF, ku gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një qese plastike me pluhur të bardhë, e dyshuar si lëndë narkotike Kokainë, me peshë 0.8 gram.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Gjovalin Maçi, u gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 doza me lëndë narkotike cannabis sattiva, në gjendje të tharë. 

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›