E Diel, 1 Nëntor 2026

Orët shtesë, 90 efektivë kërkojnë të paguhen

 BURREL- Rreth 90 punonjës të policisë së Burrelit nuk heqin dorë nga kërkesa e tyre për marrjen e shpërblimit financiar për orët e natës. Mësohet se çdo punonjësi i takon të marrë të paktën 96 orë shtesë për vitin 2009, ose 27 mijë lekë. Kjo kërkesë i është bërë e ditur ditët e fundit edhe dikasterit të Ministrisë së Brendshme nëpërmjet një letre drejtuar ministrit Basha ku i kërkohet lëvrimi i parave për orët e natës, sigurimin e objekteve të rëndësisë së veçantë, sigurimin e ndeshjeve sportive dhe aktiviteteve të ndryshme politike dhe shoqërore, etj. Efektivë të këtij komisariati u shprehën se kërkesa e tyre e vazhdueshme nuk është marrë parasysh dhe se sindikata e tyre nuk po e luan rolin e saj si duhet. “E vetmja rrugë që nuk kemi përdorur ende është protesta, thanë punonjës të sigurisë së objekteve të rëndësisë së veçantë. Ne kemi sakrifikuar në mot të vështirë, madje edhe gjatë natës, ndërkohë na mohohet shpërblimi për punën e kryer”. Për shpërblimin e këtyre punonjësve kërkohen nga arka e shtetit vetëm 243 mijë lekë. Një problem tjetër të cilin efektivat e Burrelit kanë kërkuar ta bëjnë publik është vonesa e pagave të tyre mujore.      h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›