E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhnin dyqanet, dy të arrestuar, tre në kërkim

 TEPELENE- Dy persona u arrestuan dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim në Tepelenë pasi ishin kthyer në tmerrin e qytetit duke grabitur me thyerje dyqane. Mësohet se Aranit Buzi 48 vjeç si dhe Florenc Cipllaka 33 vjeç të dy nga Fieri, u arrestuan mbrëmjen e të premtes nga policia e Gjirokastrës. Sipas policisë, veprimtaria e tyre ishte fokusuar në marketet e ndryshme në Tepelenë të cilat kishin rënë pre e  vjedhjeve me thyerje. Ata kanë vjedhur vetëm në periudhën e janarit disa dyqane në këtë qytet. “Dokumentimi me prova ligjore i veprimtarisë së tyre kriminale, u bë si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore prej specialistëve të Seksionit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër” bëri të ditur policia. Të arrestuarit së bashku me tre persona të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim janë autorë të këtyre grabitjeve në Tepelenë si dhe dyshohen se kanë dorë në disa vjedhje në Fier. Në cilësinë e provës materiale, të arrestuarve u janë sekuestruar 7 aparate celularë të tipave të ndryshëm, 9 karta Sim si dhe një automjet tip Mercedez-Benz taksi me targë FR 801 A pronë e të arrestuarit Aranit Buzi, me të cilin dyshohet të kenë qarkulluar dhe shërbyer për transportin e materialeve të grabitura nga pesë personat.                                      p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›