E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv.ministri Poni takon rektorët, në kuadër të demokracisë së qeverisjes vendore

Zv.ministri i Brendshëm zhvilloi një takim me rektorin e universitetit të Tiranës Dhori Kule dhe rektorin e universitetit politeknik Jorgaq Kaçani në kuadër të "Javës Europiane të Demokracisë Vendore". Sipas Ferdinand Ponit bashkëpunimi me universitetet është shumë i rëndësishëm në përhapjen e kulturës dhe demokracisë vendore. Ai është shprehur se pas takimit që ka zhvilluar me rektorët ka gjetur një mbështetje të madhe prej tyre
"Java Evropiane e Demokracisë Vendore " ёshtё njё aktivitet që organizohet për të tretin vit radhazi me rekomandim të Kongresit të Autoriteteve Vendore pranë Këshillit të Europës, rreth datёs 15 Tetor tё çdo viti nё kujtesë tё nёnshkrimit të Kartës Evropiane pёr Autonomi Vendore mё 15 Tetor 1985.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›