Romney: Rusia, armiku numër një gjeostrategjik i SHBA-së

Romney këto komente i bërë gjatë një interviste dhënë kanalit CNN, gjatë së cilit ai foli për komentet e bëra nga presidenti amerikan, Barack Obama, të cilat u dëgjuan, pasi që gjatë bisedës së tij me presidentin në largim të Rusisë, Dimitri Medvedev, mikrofoni kishte qenë i hapur. Obama me këtë rast i tha Medvedevit se pas rizgjedhjes së tij, ai do të jetë më fleksibil.
Romney deklaroi se është i brengosur për shkak të kësaj deklarate të Obamës, në veçanti për faktin se ai këto fjalë ja tha presidentit të Rusisë.
“Rusia nuk është karakter miqësor në arenën ndërkombëtare. Këto komente ai ja bëri Rusisë, armikut numër një gjeostrategjik të SHBA-së. Jam tejet i brengosur”, theksoi Romney.
“Ata angazhohen dhe mbrojnë aktorët më të këqij në botë. Ideja për më shumë fleksibilitet ndaj Rusisë është tejet trazuese”, shtoi ai.