E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, ushtari afgan vret dy ushtarë britanikë

Një person i veshur me uniformën e ushtrisë afgane ka qëlluar në drejtim të ushtarëve britanikë të NATO-s, para portës kryesore të një baze të përbashkët civilo-ushtarake në Lashkar Gah, ku mbetën të vdekur 2 ushtarakë britanikë. Zv.komandanti i Ushtrisë Kombëtare Afgane, Ghulam Faruq Paruani, tha se vrasësi ishte nga provinca Nangarhar dhe kishte qenë në ushtri për katër vjet. Ushtari afgan mbërriti në portën e bazës me një automjet të ushtrisë dhe hapi zjarr ndaj ushtarëve britanikë, duke lënë të vdekur 2 prej tyre. Më pas, trupat e koalicionit iu përgjigjën zjarrit, duke ekzekutuar autorin e sulmit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›