E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkel: Dalja e Greqisë nga eurozona, gabim fatal politik

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një interviste në BBC, vlerësoi se nxjerrja e Greqisë nga monedha e përbashkët euro do të ishte një gabim fatal politik. Gjermania do të bëjë gjithçka për të mbajtur eurozonën të bashkuar, tha Merkel, duke qetësuar frikën për futjen në një spirale borxhesh nga vende të tjera të Europës. Greqia ka marrë një paketë të re shpëtimi prej 130 miliardë eurosh, ku një pjesë të mirë të përqindjes së eurozonës e ka marrë përsipër ta paguajë Gjermania. Sipas Merkel, ndihma e dhënë për Greqinë është thelbësore jo vetëm për vendin helen, por për të gjithë Bashkimin Europian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›