E Diel, 1 Nëntor 2026

Organizimi për kupën e botës 2018, SHBA prezanton projektin

18 qytete jane prezantuar si pjese e projektit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes per te organizuar turneun e Kupes se Botes ne futboll ne vitin 2018 ose ne 2022. Por ajo qe bie ne sy eshte mungesa e Chicagos, qe ishte nje nga kandidatet per te marre organizimin e Lojrave Olimpike te vitit 2016.

Te 18 qytetet perfshire New York, Los Angeles, Miami, Dallas dhe Boston,
kane stadiume me kapacitet mbi 78 mije vende. Qytetet e tjera qe do te
prezantohen me 14 maj ne zyrat e FIFA-s, jane Atlanta, Baltimore,
Denver, Houston, Indianapolis, Kansas City, Nashville, Philadelphia,
Phoenix, San Diego, Seattle, Tampa dhe Washingtoni.

SHBA kërkon te organizoje kompeticionin me te madh te futbollit botëror,
pas suksesit ne zhvillimin e tij ne vitin 1994. I pyetur ne lidhje me
mungesen e Chicagos ne kete projekt, presidenti i Federates Amerikane te
Futbollit, Sunil Gulati, eshte shprehur se ky qytet eshte konsumuar pas
kandidatures per te marre Lojrat Olimpike.

Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te prezantohen përpara FIFA-s me
numrin me te madh te qyteteve qe jane ne gjendje te presin ndeshje.
Nderkohe vendimi përfundimtar i qeverise boterore te futbollit se kush
do te organizoje Boterorin 2018 apo 2022 do te merret me daten 2 dhjetor
te këtij viti.

Nertan Prifti

< I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›