E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jaka: Biznesi të ndihmojë banorët e përmbytur

Ndihma për banorët e zonave të përbytura duhet të jetë e vazhdueshme dhe nuk mbyllet me kalimin e emergjencës. Kreu i dhomës së Tiranës Nikolin Jaka i ka kërkuar edhe një herë sipërmarrësve të vazhdojnë ndihmën që deri më tani ka qenë e admirueshme. Në një takim të zhvilluar me drejtues të biznesit nga Kosova të zhvilluar në dhomën e Tiranës është marrë edhe përkrahja e bizneseve kosovare të cilat edhe ata nga ana e tyre kanë qenë prezent me ndihma.

“Bëj thirrje që ky numër i biznesmenëve dhe kontributeve të tyre të jetë
në rritje edhe në ditët në vazhdim pasi zonat e përmbytura kanë nëvojë
për ndihmë të përditshme dhe për prezencën dhe qënien sa më afër të
biznesit” tha Jaka.

Komuniteti i biznesit të Kosovës do të jetë i
angazhuar në mënyrë permanente që të ndihmojë qytetarët, të ndihmoje
institucionet, qofshin ato vendore apo qëndrore. Ne kemi konfirmim edhe
nga një ndërmarrje e Kosovës e cila në bashkëpunim me Slloveninë do të
dërgojnë edhe pajisje të tjera shtesë të cilat do ta ndihmojnë
reabilitimin e infrastrukturës” tha Besim Beqaj, kryetar i Odës
Ekonomike Kosovë.

Sipas të dhënave paraprake ndihma në të holla e dhëna nga biznesi i
kryeqytetit në llogaritë e celura nga dhoma e Tiranës ka shkuar në 600
mijë euro. Ndërkohë dhoma ka marrë konfirmime për ndihmë edhe nga
homologet e saj nga Austria, Turqia e vende të tjera.

< I mëparshmi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›