E Diel, 1 Nëntor 2026

Abazi: Maji "Sulm" punimesh", ku do te nderhyhet Luljeta Ndoka

Flet drejtoresha e Ndermarrjes nr. 2 e Punetoreve te Qytetit, Luzhiana Abazi

Qendron para tavolines se saj te punes dhe eshte pothuaj e pamundur qe ta gjesh qofte edhe nje moment te lire. Teksa na tregon per nderhyrjet qe ka bere dhe qe do te beje kjo ndermarrje qe eshte ne varesi te bashkise, drejtoresha Luzhiana Abazi nderpritet disa here nga telefonatat e punetoreve. Dikush kerkon detaje per nje nderhyrje ne rruge, dikush tjeter per nje parking, e keshtu me radhe. E megjithate, Abazi tregon se te qenit kryetare e nje minibashkie me pare, e ka "stervitur" me problematikat. Drejtoresha e Ndermarrjes nr. 2 te Punetoreve te Qytetit, tregon se punimet behen me plan mujor, ndaj ajo shprehet se muaji maj eshte nje muaj vertet shume i ngjeshur per te permbushur kerkesat infrastrukturore te llojit qe mbulon ndermarrja e saj. Keshtu, riparimi i rreth 100 rrugeve qe u be pak kohe me pare, do te pasohet me asfaltimin e 58 rrugeve te tjera. Behet fjale per rruge si: "Azdreni", "Hodo Bega", "Idriz Dollaku", "Emin Harizaj", Dali Ndreu" etj. Por, nderhyrja ne rreth 60 rruge te tjera nuk do te jete e vetmja gje qe ka planifikuar kjo ndermarrje. Keshtu, brenda muajit maj eshte planifikuar qe te behen nje sere nderhyrjesh qe kane te bejne me ndricimin, zevendesimin e semaforeve te prishur, heqja e shtyllave te demtuara, vendosja e zgarave te pusetave etj. Me konkretisht, ne planin e punes se Ndermarrjes nr. 2 te punetoreve, kete muaj eshte parashikuar qe te behen punimet per ndricimin e lulishtes tek Pallati i Kultures, por edhe per ndricimin e rrugicave te lagjes nr. 8 si rruga "Veteranet", rrugica tek "Mihal Grameno", rruga "Vath Koreshi", rrugica tek "Thanas Ziko" etj. "Kete muaj gjithashtu do te punojme per 'demontimin dhe magazinimin e shtyllave te demtuara nga makinat ne rruge te ndryshme te qytetit, si dhe do te kryejme punimet per riparimin e defekteve dhe kontrollin e linjave kabllore te ndricimit rrugor tek bulevardi 'Deshmoret e Kombit', bulevardi 'Zhan D'Ark' (segmenti ura e Elbasanit - ura Brryli)", - tregon Luzhiana Abazi per gazeten "KJ". Gjithashtu, ne planin e ndermarrjes eshte parashikuar qe kete muaj te behet riparimi i defekteve dhe kontrolli i kabinave dhe kasetave te ndricimit rrugor tek kabina ish-"Komiteti Qendror", "Universiteti", "Tefta Tashko 2". Sipas Abazit, do te behet edhe riparimi i defekteve dhe zevendesimi i llambave te djegura ne rruget ku jane konstatuar probleme. Gjithashtu, nje tjeter problem aktual qe do te rregullohet ka te beje me vendosjen e tabelave te vendparkimeve te automjeteve per institucione dhe subjekte private sipas miratimit te Drejtorise se Transportit te Bashkise, ne menyre qe qytetaret te mos ngaterrohen duke parkuar atje. Nga ana tjeter do te realizohet edhe vendosja e tabelave te vendparkimeve "Taxi", sipas miratimit te Drejtorise se Transportit te Bashkise. "Paralelisht do te behet kontrolli i perditshem i sinjalistikes vertikale ne rruget e qytetit, marrja e masave per eliminimin dhe riparimin e defekteve te konstatuara, si dhe njoftimi per vjedhjet dhe demtimet e ndodhura ne rrjet", - thote Luzhiana Abazi, drejtoreshe e Ndermarrjes nr 2. te punetoreve te qytetit. Por, nje kujdes mjaft i madh do t'i kushtohet edhe kontrollit te perditshem te semaforeve, mirembajtjes se tyre, si dhe eliminimit te defekteve te ndryshme ne kryqezimet me semafore, duke bere edhe zevendesimin e llambave te djegura te tyre.

Disa nga rruget qe do te riparohen duke filluar nga ky muaj:

Rr. "Azdreni" 57 m2

Rr. "Hodo Bega" 63 m2

Rr. "Gani Domi" 42 m2

Rr. "Nazmi Rrushiti" 38 m2

Rr. "Myslym Lela" 72 m2

Rr. "Shemsi Haka" 76 m2

Rr. "Idriz Dollaku" 86 m2

Rr. "Emin Harizaj" 184 m2

Rr. "Cerciz Topulli" 425 m2

Rr. 'Dhimiter Hamarda" 52 m2

Rr. "Dali Ndreu" 48 m2

Rr. "Andrea Mano" 60 m2

Sinjalistika dhe ndricimi, si do te veprohet me to

Problem mjaft i madh deri tani mesohet te kene qene mjetet e sinjalistikes dhe te ndricimit. Sipas drejtoreshes Luzhiana Abazi, eshte bere mjaft pune, por nuk mund te pretendohet qe ne keto pak muaj te zgjidhen te gjitha si me magji, pasi cdo gje do kohen e vet. Perpos kesaj, ka pasur probleme te mbartura nga neglizhenca e administrates se meparshme, per te cilat po punohet cdo moment qe te zgjidhen. Gjate ketij muaji pritet qe te nderhyhet per mirembajtjen e semaforeve dhe eliminimin e defekteve te ndryshme ne kryqezimet me semafore, duke bere edhe zevendesimin e llambave te djegura te tyre. Deri tani jane kryer punime ne mjaft rruge dhe objekte ku ishte demtuar ndricimi, si dhe jane bere nderhyrje edhe per rregullimin e rrjetit te semaforeve. Behet fjale per nje sere rrugesh dhe shkollash, ku ka pasur mjaft probleme per shkak te semaforeve dhe sinjalistikes se munguar.

"Me 4 muaj, nderhyrje te ndryshme ne 46 mije m2 rruge"

Nga fillimi i vitit e deri me tani, mesohet se eshte nderhyre ne forma te ndryshme, ne rreth 46 mije metra katrore rruge dhe pllaka. Kesisoj, deri me sot jane asfaltuar rreth 3650 metra katrore rruge. Behet fjale per rruget qe kishin problematikat me emergjente, nga ana tjeter, jane riparuar rreth 1650 metra katrore pllaka trotuaresh, ndersa jane karikuar me rere rreth 40 mije metra katrore rruge. Po ashtu, sipas drejtoreshes Luzhiana Abazi, eshte bere shtrimi me stabilizante e nje siperfaqeje prej 600 metrash katrore, si dhe rreth 250 metra kub betonime. Pervec rrugeve, nje vemendje e vecante mesohet t'i jete kushtuar edhe zgarave te shiut dhe pusetave. Sipas statistikave te ndermarrjes ne fjale, jane vendosur 10 zgara te reja, jane ndertuar 16 puseta nga fillimi, eshte bere pastrimi dhe zhbllokimi i rreth 60 mije zgarave te shiut, si dhe riparimi i rreth 60 pusetave ekzistuese. Por, krahas punimeve te lartpermendura, sektoret kane kryer edhe punet rutine si: Kontrolli i vazhduar i rrjetit, mbeshtetja e eventeve te Bashkise Tirane, si dhe mbeshtetja e Drejtorive te ndryshme te Bashkise, sipas nevojave dhe organizimi per nje mbeshtetje maksimale per dekorimin e Qytetit ne rastet e festave. Nje nga burimet efikase te konstatimit te problematikave, jane edhe ankesat e qytetareve. Pasi ndermarrja njihet me to dhe i verifikon, u ploteson atyre ankesat duke nisur punimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›